Elbasan, zjarr në një hotel, digjet skena e teatrit 'Skampa'
ELBASAN-Një zjarr i rënë sot pasdite pranë një hoteli në Elbasan ka shkatërruar dhe djegur totalisht dhe skenën e mirënjohur të teatrit ‘Skampa” të qytetit.
Mësohet se flakët kanë shpërthyer rreth orës 16:30 në një prej dhomave të hotelit, godina e të cilit ndodhet pranë teatrit ‘Skampa’ të qytetit. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por bëhet e ditur se në hotel po kryeshin punime.
Dëshmitarë pohojnë se flakët menjëherë janë përhapur në godinën ngjitur që është teatrit "Skampa" duke djegur një pjesë të mirë të godinës dhe skenën e famshme të teatrit.
Aktualisht 2 zjarrfikëse ndodhen në vendgjarje dhe po mundohen të loaklizojnë vatrën e zjarrit që po djeg prej mbi 50 minutash të dyja godinat. Ndërkaq e bllokuar rezulton rruga pranë dy godinave, për shkak sigurie.
Në vendgjarje ndodhet Prefekti si dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit. Kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini ka akuzuar forcat e zjarrfikëseve se kanë ndërhyrë me vonesë. Sipas Sejdinit nëse ndërhyrja do të ishte bërë me kohë, zjarri nuk do ishte përhapur në teatër.
(d.b/BalkanWeb)