E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Nishani: “Aksidentale, ngjarja tragjedi”

Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, është gjendur pranë familjarëve në spitalin e madh të Tiranes. Nishani u shpreh për mediat se ngjarja e ndodhur ka marrë përmasat e një tragjedie dhe se shteti do të gjendet pranë familjeve për çdo nevojë të tyre. Ministri e cilësoi ngjarjen e rëndë aksidentale, por që pavarësisht kësaj, hetimet do të vijojnë. “Është ngjarje shumë e rëndë. Tragjedi për çdo familje dhe u shpreh ngushëllimet dhe u gjendem pranë të gjitha këtyre familjeve. Ka qenë një ngjarje aksidentale, por organet përkatëse do të bëjnë hetimet e nevojshme deri në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. Do të ndihmojmë në anën organizative dhe ndihma të tjera që familjet do të kenë nevojë. Ngjarje shumë e rëndë, po bëjmë gjithçka për t’ua lehtësuar dhimbjen familjeve”, - tha Nishani.

7 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›