E Diel, 1 Nëntor 2026

Të mbijetuarit: “Barka futi ujë që në nisje”

Nga dëshmitë e të mbijetuarve mësohet se gjatë udhëtimit për në restorant janë përdorur dy barka, kurse gjatë kthimit është përdorur vetëm një, e cila ka nisur të fusë ujë që në momentin që pasagjerët kanë hipur në të. Barka e aksidentit, e cila tashmë ndodhet në fund të liqenit, mësohet se ka qenë e rrethuar me mushama, gjë që sipas të mbijetuarve ka sjellë vështirësi në daljen e personave nga bordi i saj.

Binjakët 3-vjeçarë kishin ditëlindjen

Akoma më e dhimbshme bëhet tragjedia e Farkës kur fakte të reja mësohen nga të afërmit. Dje, dy binjakët, Ejsi dhe Rei Osmani, kishin ditëlindjen. Të dy fëmijët mbushnin dje 3 vjeç, por për fat të keq nuk arritën të festonin ditëlindjen pasi u mbytën bashkë me prindërit e tyre në liqenin e Farkës.

Tragjedia në Farkë, mbërrijnë në Berat trupat e pesë viktimave

Qyteti i Beratit është zgjuar dje nën peshën e dhimbjes. Pesë banorë të këtij qyteti, bashkëshortët Pëllumb Hysaj, 53 vjeç, Majlinda Hysaj, 46 vjeç, djali i tyre, Alban Hysaj, 21 vjeç, si dhe shoku i Albanit Erion Blamo, i cili kishte ardhur për të festuar ditëlindjen e Albanit, bashkë me të ëmën e tij, Pranvera Blamo, humbën jetën tragjikisht në ujërat e liqenit të Farkës, në Tiranë. Kishin shkuar për të festuar 21-vjetorin e Albanit bashkë me familjen e të fejuarës së Albanit, Aurela Osmani. Miqtë e Albanit nuk gjejnë dot fjalë për të shprehur dhimbjen, ndërsa të afërmit e familjes shprehen me lot në sy se ky ishte një fat i keq për një familje të mirë.

7 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›