Tragjedia, mediat botërore pasqyrojnë ngjarjen
Tragjedia e 6 marsit, ku humbën jetën 16 veta në liqenin e Farkës, ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore. BBC i vë theksin faktit se mes viktimave kishte fëmijë dhe gra, ndërsa mediat italiane, si ANSA apo Corriere della Sera, shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur 5 kilometra në juglindje të Tiranës. Tragjedia e 6 marsit, ku një varkë me 20 veta në bord u mbyt në liqenin e Farkës, ka tërhequr edhe vëmendjen e agjencive amerikane të lajmeve si “Associated Press” apo “CNN” sipas të cilave një ditëlindje u mori jetën 16 vetave. Sipas mediave amerikane, familjarët e viktimave u përlotën jashtë morgut të Tiranës për humbjen e rëndë që pësuan. Ashtu si në tragjedinë e 9 janarit, edhe kjo ngjarje e rëndë kapi faqet kryesore të mediave ndërkombëtare.
7 Mars 2008