Njohja, bashkohet dhe Finlanda
Finlanda njohu dje shtetin e pavarur te Kosoves. Vendimi e mori qeveria finlandeze ne kryeqytetin Helsinki, pas hapave te njejte qe bene vendet tjera skandinave. Presidentja finlandeze, Tarja Halonen, tha se e ka miratuar vendimin per vendosjen e marredhenieve diplomatike me Kosoven. Ky vendim erdhi pasi nje gje e tille iu rekomandua nga qeveria e Kryeministrit Matti Vanhanen. Po dje, Kroacia rikonfirmoi se se afermi do te zyrtarizoje njohjen prej saj te shtetit me te ri te botes.