E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Nishani me homologun e tij Kosovar: Kufiri mes dy vende i lirë gjatë sezonit turistik



Tiranë - Ministri i Brendshëm Bujar Nishani zhvilloi sot një takim me homologun e tij të Kosovës Zenun Pajaziti dhe delegacionin që e shoqëronte. Në fjalën e tij, Ministri Nishani nënvizoi nevojën e shkëmbimit të përvojave nga të dy palët, duke përmendur në veçanti fushën e trajnimit policor për të cilën vlerësoi përvojën e Akademisë Policore të Kosovës. Nishani garantoi Ministrin Pajaziti dhe drejtuesit e tjerë të lartë të Ministrisë së Brendshme të Kosovës për një partneritet serioz e të besueshëm nga ana e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë. Ndërsa Ministri Pajaziti, theksoi nevojën për shkëmbimin e përvojave dhe shtimin e kontakteve dypalëshe në të gjithë sektorët që mbulojnë Ministritë e Brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës. Kreu i Ministrisë së Brendshme të Kosovës Zenun Pajaziti paraqiti në takim edhe një draft marrëveshje për bashkëpunimin mes strukturave të emergjencave civile në të dy vendet. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe krijimi i lehtësirave të nevojshme për lëvizjen e qytetarëve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas gjatë sezonit turistik. Në këtë aspekt Ministri Nishani shprehu “angazhimin që përvoja e krijuar me pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Muriqan me Malin e Zi, të shërbejë si shembull për nisma të ngjashme edhe me Kosovën, pasi nisma të tilla mbështeten edhe nga Komuniteti Europian”.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›