E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkozet, grupet rivale përleshen me armë, një vdes 4 plagosen



Durrës - Një autobus me pasagjerë është qëlluar me breshëri automatiku në Shkozet të Durrësit në vendin e quatur Nish-tulla. Për pasojë janë plagosur rëndë 5 persona, ku njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa një tjetër është në gjendje kritike për jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:20 dhe policia nuk ka ende ndonjë informacion mbi personat që qëlluan autobusin me targa Dr 82 28 E, i cili po kthehej nga qyteti i Durrësit për në fshatin Katundi i Ri. Pasagjerët të traumatizuar po transportohen në spitalin e Durrësit. Nga urgjenca e Spitalit të Durrësit bëhet e ditur se janë paraqitur katër persona të plagosur me armë zjarri, njëri prej tyre është në gjendje shumë të rëndë dhe është futur në sallën e operacionin. Ndërsa tre të tjerët po mjekohen. Policia jep numrin dhe identitetin e të plagosurve, ku 3 prej tyre janë femra.
Ngjarja
Goditet sërish nga krimi Shkozeti i Durrësit, këtë radhë si pasojë e një konflikti të armatosur mes dy grupeve rivale, plumbat kanë qëlluar edhe një autobus me pasagjerë. Policia ka bërë të ditur identitetin e të plagosurve, të cilët janë Bashkim Zhupi, Silvana Riza, Dilaver Meta, Suela Cimi dhe Elvana Ndoci. Ndërkohë burime spitale bëjnë të ditur se Bashkim Zhupi është në gjendje të rëndë për jetën. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve, ndërkohë që mësohet se është në dijeni të emrave të tyre por nuk bëhen të ditur për shkak të hetimeve. Konflikti i sotëm i ka rrënjët në një sherr të vjetër i cili ka shpërthyer me breshëri plumbash.
Tre ditë më parë
Dy të vdekur dhe një i plagosur ishte bilanci i një vrasje të ndodhur pasditen e së dielës në mbikalimin e Shkozetit në qytetin e Durrësit. Sipas policisë kjo vrasje ndodhi për konflikte pronësie. Burime policore thanë se viktimat u identifikuan si Shaban Karabrahimi 49 vjeç dhe Sadik Laze 27 vjeç. Ndërkohë i plagosuri është Iliradin Karabrahimi, i cili është i vëllai i viktimës, aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin rajonal të Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve paraprake të policisë u mësua se kjo vrasje ka ndodhur për arsye pronësie, ku thuhet se dy vëllezërit kanë debatuar me autorin i cili kreu këtë vrasje të rëndë. Ndërsa viktima Sadik Laze 27 vjeç, mendohet se nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje, por ai ka qenë i pranishëm aty pranë dhe plumbat e kanë goditur duke e lënë të vdekur në vend. Policia e Durrësit bëri arrestimin e menjëhershëm të autorit të kësaj ngjarje të rëndë. Ai është Kujtim Hasani 38 - vjeç me origjinë nga Tropoja me banim në Durrës. Arrestimi i tij është bërë i mundur në zonën e Shkozetit jo shumë larg vendit të krimit të kryer prej tij. Si provë materiale atij i është sekuestruar pistoleta tip TT më të cilin 38 vjeçari kreu krimin. Sipas policisë familja Hasani dhe Karabrahimi ka qenë në konflikt pronësie, çka ka çuar edhe në këtë ngjarje të rëndë.

22 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›