E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB mbështet projektet bujqësore

Banka Botërore (BB) do të mbështesë projektet bujqësore të Kosovës në ata sektorë që vlerësohen me shkallë më të lartë të prioritetit, qoftë në formë grantesh apo me kredi.

Kështu është thënë në një takim të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi me delegacionin e Bankës Botërore të prirë nga Cora Shaw dhe Andrew Mitchel.

Vehapi dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore janë dakorduar që në afat sa më të shkurtër të vazhdohet me punë konkrete në hartimin e projekteve që janë me prioritet më të madh, në mënyrë që të kryhen të gjitha procedurat për t’i zënë afatet e parapara për aplikim në BB. Kreditë e Bankës Botërore për zhvillimin e bujqësisë janë me një afat të kthimit prej 40 vjetësh, e me grejs periudhë 10-vjeçare pa kamatë.

Por, për investimet që BB-ja do të bëjë në projektet e caktuara, nga shuma e përgjithshme e mjeteve të ndara për këto qëllime, 55 për qind e mjeteve do te jepen ne formë të kredisë, kurse 45 për qind e mjeteve tjera do të mbesin në formë grantesh, pa kthim.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›