Ministri Panariti takim me Baroneshen Ashton dhe homologet Westerwelle e Poposki
Bashkimi Evropian çmon progresin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë në rrugën drejt marrjes së statusit kandidat. Një qëndrim i tillë është bërë i ditur në takimin që shefi i diplomacisë shqiptare zhvilloi me Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e Politikës së Jashtme dhe e Sigurisë në BE. Baronesha Ashton, e përgëzoi ministrin Panariti për përpjekjet dhe progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Shqipëria në drejtim të plotësimit të 12 kritereve për marrjen e statusit kandidat. Ajo shprehu dëshirën për forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të veprimeve mes Bashkimit Evropian dhe Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të KiE.
Në bisedën që zhvilloi me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë në BE, znj. Catherine Ashton, Ministri Panariti u ndal veçanërisht në ecurinë e reformave që janë ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Nga ana e tij, ministri i jashtëm, Edomond Panariti përmendi drejtimet në të cilat është përqëndruar aktiviteti i Presidencës shqiptare të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe rezultatet që janë arritur në këtë drejtim.
Me rastin e festimeve për 100 -Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Ministri Panariti e ftoi Baroneshën Ashton për një vizitë në Shqipëri.
Baronesha Ashton shprehu dëshirën të vizitojë së afërmi Shqipërinë.
Gjiathashtu, ministri Panariti po sot takoi homologun gjerman Guido Westerwelle, takim në të cilin u vlerësua ecuria në drejtim të përmbushjes së kritereve për statusin e vendit kandidat. Ministri Panariti e informoi homologun gjerman për progresin e deritanishëm për plotësimin e 12 prioriteteve të vendosura nga Komisioni Europian, si dhe për hapat që pritet të ndërmerren në vijim, sipas planit kombëtar të veprimit. Ai kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda këtij viti, duke u bazuar mbi meritën e punës dhe arritjeve të Shqipërisë gjatë kësaj kohe. Ministri Panariti u shpreh në takim se ky është një vit i shënuar për Shqipërinë, 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, dhe e ftoi homologun gjerman të marrë pjesë në festimet në Shqipëri. Nga ana e tij, Westerwelle konfirmoi dëshirën për të vizituar së shpejti Shqipërinë.
Ndërsa në takimin që ministri Panariti zhvilloi me homologun maqedonas, Nikola Poposki u vlerësua niveli i lartë i bashkëpunimit në rrafsh dypalësh dhe rajonal. Ministri Panariti theksoi rëndësinë e nxitjes dhe rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, duke evidentuar nevojën e mbajtjes së Sesionit II të Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tregtar, si një mjet në këtë drejtim. Bashkëbiseduesit u pajtuan për përshpejtimin e punës në zbatimin e projekteve të infrastrukturës, të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik, të turizmit, rritjen e shkëmbimeve kulturore, duke i ndihmuar kështu integrimit më të ngushtë mes popujve të rajonit. Ndërkohë që, pasi rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, Panariti nënvizoi se ecuria e reformave në Maqedoni duhet t'i shërbejë proceseve integruese, duke theksuar se zbatimi në tërësi i Marrëveshjes së Ohrit përbën themelin e domosdoshëm tek i cili mbështetet edhe funksionimi harmonik i shoqërisë shumë-etnike në Maqedoni. Nga ana e tij Poposki e falënderoi Panaritin për rolin konstruktiv që Shqipëria ka luajtur në këtë drejtim. Në këtë drejtim, palët ranë dakord për të realizuar së afërmi një takim në Pogradec.