E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet numri i te papuneve ne France

Radhët e gjata të të papunëve para zyrave të punësimit në francë tashmë janë një pamje e përditshme, në një kohë që numri i të papunëve ka shkuar në tre milionë. Një milionë më shumë vetëm në katër vjet në vendin e dytë në europë për nga ekonomia. E ndërsa ky numër mbetet ende në rritje, ekonomistët nuk mund të fshehin më pesimizimin e tyre. Këta të fundit thonë që fatkeqësisht vendi ende nuk ka provuar kulmin e krizës të paktën nga ana sociale. Kjo sipas tyre do të thotë që numri i të papunëve do të rritet edhe më shumë. Kursimi dhe varfëria po i tremb francezët të cilët gjithnjë kanë qenë të dalluar për shërbimet sociale. Që nga viti 2008 në industri kanë humbur vendet e punës 280 mijë persona, gati 10 për qind e forcës punëtore. Sipërmarrjet e mëdha janë në krizë, dhe 100 mijë vendet e punës që janë premtuar nga qeveria e Hollond do të rëndojnë në bilancin e shtetit, në një kohë që duhet një rritje ekonomike për rimëkëmbjen dhe për të shtyrë sipërmarrjet që të hapin vende pune. Nuk janë të shumtë frncezët që ende i besojnë premtimeve të qeverisë, në një kohë që Gjermania po vazhdon e vendosur reformat e saj. Franca në pamje të parë është më mirë se shumë vende të tjera, me sipërmarrjet e mëdha që nxjerrin fitime, me turizmin mnë zhvillim, dhe me qëndrueshmërinë e tregut të pasurive të patundshme. Por ekuilibrat janë shumë të brishtë. Vitin e ardhshëm rritja ekonomike sipas qeverisë franceze do të jetë 0.8 për qind, ndërkohë që ekonomistët vlerësojnë se do të jetë më pak se 0.4 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›