Ministri Plotësues i Jashtëm grek, sot në Tiranë
Autori i Lajmit: Redaksia
Mbërrin sot për një vizitë dyditore në Shqipëri ministri Plotësues i Jashtëm grek, Dimitris Drucas. Ministri grek mbërrin në Tiranë në orën 11:00 dhe rreth orës 11:30 pritet të ketë një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm, Ilir Meta. Ministri Plotësues i Jashtëm grek, Drucas dhe ai shqiptar, Meta, do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp. Dimitris P. Drucas do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Sali Berisha dhe kryeparlamentaren Jozefina Topalli. Ndërkohë që në ditën e dytë të vizitës së tij, ministri Plotësues i Jashtëm grek do të ketë një takim me presidentin Bamir Topi.
Ky lajm është publikuar: 20/11/2009