Ministri Prifti inspektim në TEC-in e Vlorës
Investimet në TEC-in e Vlorës, si dhe në Petrolifera Italo-Shqiptare. janë sipas standardeve ndërkombëtare. Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, së bashku me zv/ministrin Leonard Beqiraj kanë inspektuar dje dy nga veprat industriale më të mëdha në vend, Petrolifera Italo-Albanese dhe TEC, të konkretizuara në bregdetin perëndimor të qytetit të Vlorës. Ministri Prifti shprehu vlerësimet e tij ndaj këtyre investimeve, si vlera jo vetëm ekonomike, por edhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. “Të dyja këto vepra garantojnë jo vetëm zhvillimin ekonomik, por edhe social të vendit, duke krijuar një mjedis miqësor për llogari të biznesit, për banorët përreth, si dhe për shtetin shqiptar, duke garantuar dhe lehtësuar detyrimet fiskale të klientëve, duke ulur koston administrative për shtetin”, tha ai. Gjatë takimeve, ministri u ofroi përfaqësuesve mbështetjen e tij, për problemet apo pengesat që mund të hasen gjatë menaxhimit të këtyre projekteve, duke ju lehtësuar atyre burokraci të panevojshme.