E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafon, hedh në treg ofertën e re

 

Vodafone Albania hedh në treg një ofertë të re për shërbimin Vodafone Home. Oferta një mujore siguron tarifa më të lira për aparatet telefonikë dhe koston e abonimit. Për periudhën 9 Tetor-9 Nëntor 2009, të gjithë ata konsumatorë të cilët dëshirojnë të aktivizojnë planet tarifore Vodafone Home, me parapagesë ose me kontratë, do të përfitojnë një ulje prej 60% të çmimit të aparateve. Si rrjedhim, me këtë ulje çmimi, një aparat Jablocom GDP-04A do të shkojë nga 18000 Lekë në 7200 Lekë (me TVSH), dhe çmimi për një aparat Sagem RL 302 do të shkojë, nga 10800 Lekë në 4230 Lekë (me TVSH). Për më tepër, të gjithë ata përdorues të cilët do të aktivizojnë shërbimin Vodafone Home me kontratë gjatë periudhës 9 Tetor – 9 Nëntor, nuk do të paguajnë tarifën mujore të abonimit prej 1000 Lekë (pa TVSH) për muajin e parë të aktivizimit. Për të njëjtin kategori klientësh qëndron edhe oferta e aktivizimit të Shërbimit të Internetit, të cilin nëse e kryejnë gjatë këtij muaji nuk do të paguajnë tarifën e aktivizimit të Internetit prej 1250 Lekë (pa TVSH) për muajin e parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›