“Rikthimi i depozitave do të normalizojë kursin e këmbimit”
Rikthimi i depozitave do të normalizojë kursin e këmbimit. Sipas routers, deklarata është dhënë nga vetë kreu i Bankës së Shqipërisë. “Ne mendojmë se tani që depozitat janë rikthyer, kursi i këmbimit do të normalizohet dhe do të vendoset një ekuilibër i ri në vend” u tha Fullani gazetarëve në Athinë, gjatë një konferencë ekonomike. Monedha e Shqipërisë, leku, pësoi humbje në terren në mënyrë të qëndrueshme në raport me euron, që në janar të këtij viti. Por Fullani tha se ai pret që të ardhurat nga emigracioni në rritje ta stabilizojnë monedhën. Sipas Bankës së Shqipërisë, këtë vit rritja ekonomike do të jetë deri në 2.5 për qind. “Ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 2.0-2.5 për qind në vitin 2009”, tha dje Fullani, duke rishikuar parashikimet pas një rigjallërimi në depozita dhe hua, gjë që do të mbështesë monedhën. “Parashikimi i ri është pak më i lartë, të ardhurat janë përmirësuar dhe depozitat po rikthehen”, u tha Fullani gazetarëve. Sipas tij, shtator ishte një pikë kthese. Sipas parashikimeve të mëparshme, nivelet e rritjes do të arrinin në 1,0-2,0 për qind. Sipas Fullanit, rritja më e lartë e depozitave, që rrjedh nga të ardhura më të mëdha të dërguara nga jashtë, pritet të ndihmojë në rritjen e kreditimit të bankave. “Nuk ka arsye tani që bankat të japin hua më shumë. Ata kanë depozita dhe natyrisht ka kërkesa”, tha ai. Guvernatori i BSH-së theksoi se “Gjeneratori i ekonomisë është sigurisht në duart e bankave dhe sigurisht ne duhet t’i hapim rrugën investimeve të huaja direkte, kjo është thelbësore”, tha ai.