E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Mirëpres Ramën në zyrë t’i shpjegoj paktin

 

Një ditë pasi partitë e opozitës të iniciuara nga Partia Socialiste firmosën kërkesën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për përcaktimin e kufirit detar, reagon Ministri i Jashtëm, Ilir Meta. Kreu i diplomacisë shqiptare e ka quajtur të nxituar këtë hap, duke thënë se gjithçka do të ndodhë në Parlament në mënyrë transparente. “Përpjekja për të instrumentalizuar këtë debat është tërësisht e sforcuar, pasi nuk ka asnjë nxitim për të bërë ratifikimin, aq më tepër që ai do të ndodhi në Parlament dhe aq më shumë që ne e kemi premtuar se gjithçka do të bëhet në mënyrën më transparente. Pra, ky nxitim është i pakuptueshem”, tha Meta. Ministri i Jashtëm ftoi kreun e PS-së, Edi Rama për t’i shpjeguar me anë të ekspertëve të gjitha paqartësitë për këtë marrëveshje. “Ne kemi qenë dhe jemi të hapur. Unë e mirëpres zotin Rama në çdo moment, dhe në Ministrinë e Jashtme dhe ai mund të takohet dhe me të gjithë ekspertët që janë marrë me këtë çështje. Jam i bindur që zoti Imami të njëjtën gjë do ta bënte me shumë kënaqësi në Ministrinë e Mbrojtjes, megjithatë është e drejtë e tij për të marr nisma të tilla”, deklaroi Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›