E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Ruli në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë në Paris

PARIS- Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, me ftesë të ministrit francez të Bujqësisë, ka marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë, i cili zhvillohet çdo vit në Paris. Në këtë panair paraqiten inovacionet më të fundit në fushën e bujqësisë dhe industrisë agroushqimore dhe marrin pjesë më shumë se 1500 ekspozantë nga rreth 40 vende të botës.Gjatë ditëve të panairit, ministri Ruli pati takime me homologë, ekspertë të fushës dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe kompanive private.
Një nga takimet më të rëndësishme, ishte ai me Komisionerin Europian për bujqësinë dhe zhvillimin Rural z. Dacian Ciolos.
Z. Ruli e njohu komisionerin me situatën e bujqësisë dhe zhvillimit rural në Shqipëri me sfidat dhe problemet që bujqësia dhe zhvillimi rural ndeshin në rrugën e tyre drejt standarteve të vendeve të BE-së. Komisioneri europian theksoi se vendet si Shqipëria, që kanë një bujqësi të bazuar mbi fermat familjare të madhësisë së vogël, do të jenë në të ardhmen më në vëmendje të Brukseslit për të mundur të përfitojnë më shumë mbështetje teknike dhe financiare. Zhvillimi dhe modernizimi i bujqësisë së vendeve si Shqipëria, është i rëndësishëm, jo vetëm për këto vende, por edhe për pjesën tjetër të Bashkimit Europian.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›