Ministri Vasili bllokon ligjin anti duhan, duhanxhinjtë në anarshi totale
Ligji për ndalimin e duhanit në ambientet e bareve, restoranteve por edhe në institucionet publike duket sikur nuk ka ekzistuar ndonjëherë. Ngado që të shkosh në të gjitha baret e kryeqytetit, duhanpirësit duket se e kanë harruar faktin që nëse konsumojnë duhan në ambientet e brendshme të lokaleve apo institucioneve shtetërore atëherë do të gjobiten
me gjoba të majme. Madje as tavllat që shkunden cigaret nuk hyjnë më në punë, pasi funksionin e tyre e kryejnë pjatat e filxhanëve të cilat nuk bien edhe aq në sy. Por duket se ky ligj i iniciuar nga Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë është duke u shkelur me të dyja këmbët jo vetëm nga qytetarët, dhe pronarët e bareve por edhe nga vetë zyrtarët. Mjafton të hedhësh sytë nga korridoret e jashtme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe aty do të shohësh vetë punonjësit e këtij institucioni që konsumojnë duhan. Për të mos përmendur më tej dhe ambientet e brendshme të spitaleve që janë në kaos të vërtetë nga bishtat e pafundme të cigareve. Ka qene vetë ministri Vasili, i cili që kur ka ardhur në detyrë nuk ka dalë në asnjë prononcim në lidhje me ligjin kundra duhanit. Përpos kësaj, Vasili ka qenë i pavëmendshëm edhe ndaj faktit se mjekët dhe infermierët e konsumojnë duhanin brenda në ambientet e brendshme të spitaleve. Prej afro tetë muajsh, ligji për duhanin është lënë në harresë jo vetëm nga qytetarët e inspektorët e ISHP-së por edhe nga vetë Ministri Vasili i cili nuk ka marrë asnjë masë ndaj mjekëve e infermierëve porsa i përket ligjit të duhanit. Sipas ligjit kundra pirjes së duhanit në nis ndokush kapet duke pirë duhan në një mjedis të mbyllur gjoba i vendoset pronarit të mjedisit dhe shkon deri në 50 000 lekë dhe për individët që shkelin këtë ligj gjoba e vendosur shkon deri në 50 mijë. Edhe pse ndalohet me ligj në të gjitha institucionet dhe në ambientet publike duhanit konsumohet rregullisht nga të gjithë. Ligji kundra duhanit, shkelet nga të gjithë, jemi të detyruar ta lejojmë duhanin në lokal sepse na largohen klientët, tregon për gazetën SOT pronari i një lokali në rrugën Komuna e Parisit. Sipas tij që prej dy tre muajsh inspektorët nuk kanë ardhur për të kryer kontrollet përkatëse. Ligji për duhanin edhe pse pati kontestime të mëdha duket se është lënë në harresë edhe nga vetë institucionet që e propozuan atë. Mjekë e infermierë duket se cigaren e kanë tashmë të vetmen shplodhje në kohën e lirë duke e pirë kudo që të jenë, në ambientet e brënshme në korridoret e spitalit apo në zyrat e tyre. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ndonjë prej tyre ka marrë edhe ndonjë gjobë. Kështu një vit më parë Inspektorati Sanitar Shtetëror dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë verifikuar në terren zbatimin e këtij ligji dhe kanë konstatuar shkelje edhe Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Madje pavijoni i konsultave kirurgjikale pranë QSUT-së ka marrë një gjobë prej 50 mijë lekësh të rinj për arsye se në ambiente mungonin shenja dalluese që ndalojnë konsumimin e duhanit. Por mesa duket inspektorët e kanë harruar që në këtë institucion shëndetësor pirja e duhanit tani është një gjë tepër e zakonshme. Infermiere dhe mjekë sëbashku e shkelin me të dyja këmbët ligjin për pirjen e duhanit. Përpos kësaj kudo në korridoret e spitaleve gjen pafund bishta cigaresh të shtypura. Por nuk janë vetëm të afërmit e pacientëve ata që e konsumojnë duhanin në pjesën më të madhe edhe mjekët tymosin pa e vrarë mendjen se ku ndodhen. Në lidhje me këtë kohë më parë ka qenë pikërisht një prej shefave të pavijoneve i cili ka deklaruar se zbatimi i ligjit të duhanit kërkon më shumë angazhim, dhe ky ligj në spitale nuk po zbatohet. Në shumë raste jo vetëm pacientët, por shpeshherë edhe personeli mjekësor tymos pa u preokupuar për rregulla e ligje.
Thyhet ligji kundra duhanit, shkeljet dhe abuzimet të panumërta
Nëse një bar ose restorant identifikohet duke reklamuar një markë duhani atëherë ky biznes do të dënohet deri në 3 milion lekë të vjetra.Ky rregull vlen edhe për të gjitha institucionet e tjera. Ligji kundra duhanit është hartuar në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe një meritë të veçantë për hartimin dhe miratimin e tij e ka pika lokale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ligji për luftën kundër duhanit synon të frenojë shitjen e cigareve të fëmijëve nën moshën 18-vjeç dhe të kufizojë sipërfaqen ku do të lejohet të tymoset një cigare, jo vetëm në ndërtesa publike, por edhe në ato private. Ligji parashikon që në të gjitha baret dhe restorantet ekzistuese të merren masa brenda gjashtë muajve nga miratimi i ligjit, në mënyrë që sipërfaqja ku pihet duhan të mos e kalojë 35% të sipërfaqes së lokalit. Madje kjo pikë në të ardhmen do të jetë dhe një nga kërkesat kryesore para licencimit të një bari apo restoranti, ku do të kërkohet të ketë ambiente të veçanta dhe të ndara për ata që pinë duhan. Të gjitha pikat e shitjes së duhanit janë të detyruara të afishojnë tabela të dukshme dhe të lexueshme ku të shkruhet: Ndalohet shitja e produkteve të duhanit personave nën 18 vjeç. Gjithashtu, ligji ndalon shitjen e produkteve të duhanit në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe jo publike, institucione arsimore publike jopublike si dhe në institucionet sportive. Ndërsa në median e shkruar dhe atë elektronike dhe institucionet publike, nuk do të ketë më reklama, përveç asaj; Duhani dëmton rëndë shëndetin Ligji i duhanit legjitimist i njohur si Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhani është një ligj që synon të ashpërsojë luftën ndaj pirjes së duhanit. Ky ligj ka hyrë në fuqi më 26 maj të vitit 2007. Nenet kryesore të këtij ligji kanë të bëjnë me ndalimin e pirjes së duhanit në të gjitha mjediset publike. Ligji për të ndaluar pirjen e duhanit në mjedise publike ka dështuar nga pasiviteti i vetë inspektorëve që kanë për detyrë ta zbatojnë atë. Ky ka qenë kohë më parë edhe përfundimi i diskutimeve të zyrtarëve dhe shoqatave joqeveritare lidhur me këtë çështje. Tirana ka rreth 200 inspektorë, por ka afro 1 vit që nuk ndëshkohet askush për pirjen e duhanit në mjedise publike, ndërsa kjo dukuri vazhdon njëlloj si më parë. Ndonëse parlamenti shqiptar ka miratuar një nga ligjet më të mira në Evropë kundër duhanit në mjedise publike, institucionet shëndetësore nuk po e zbatojnë fare atë. Përfaqësues të institucioneve mjekësore pranojnë se ligji për ndalimin e pirjes së duhanit në mjedise publike nuk po zbatohet në shkallën e duhur.
Shuperka:Ligjin e duhanit, e kanë bllokuar strukturat shtetërore
Koordinatori kombëtar i luftës kundër duhanit, Roland Shuperka, pak kohë më parë ka deklaruar se ligji është praktikisht i zbatueshëm, gjë që u provua në muajt e parë kur u miratua dhe filloi të zbatohet ligji kundër pirjes së duhanit në agjentet publike. Sipas koordinatorit Shuperka pengesat për zbatimin e këtij ligji janë shkaktuar nga vetë strukturat shtetërore, nga mosorganizimi i mirë i punës. Vetëm konfuzioni i përgjegjësive dhe mosndarja e mirë e punës e kanë çuar këtë ligj në një dështim të plotë. Në vendin tonë vepron edhe një shoqatë e fuqishme kundër duhanit, me degë në çdo qytet; shoqata Për një Shqipëri pa duhan. Drejtuesi i saj, Xhovani Shyti, ka deklaruar gjithashtu pak kohë më parë se komiteti shtetëror kundër duhanit ka një vit që nuk mblidhet fare, ndërkohë që nuk paguhet asnjë gjobë, dhe inspektorët marrin për paradoks shpërblime shtesë për një punë që nuk e kryejnë. Prej tre vjetësh që kur ligji kundra duhanit ka hyrë në fuqi për ti zbatuar, në Institutin e Shëndetit Publik çdo muaj 190 punonjësit e tij marrin secili si pagë plus rreth 100-120 mijë lekë vetëm për të qenë inspektorë. Që prej afro dy vjetësh ata nuk kanë as fletëgjoba, dhe për më shumë se dy tre muajsh ata nuk dalin fare në terren. Mund të llogariten rreth 20 milionë lekë nga buxheti i shtetit me të cilat paguhen këta inspektorë. Sipas statistikave mënyra më e mirë për të ulur pirjen e duhanit në grupmoshat e reja është rritja e cmim