Ministri Vasili plagoset në aksident rrugor në Papër të Elbasanit
ELBASAN- Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili dhe këshilltari i tij janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot paradite në aksin Peqin- Elbasan. Policia thotë se makina në të cilën udhëtonte ministri i Shëndetësisë është përplasur rreth orës 10:00 të paradites së sotme me një makinë tjetër me targa kosove në vendin e quajtur Papër.
Ministri Vasili po udhëtonte drejt Elbasanit për një takim pune.
Nga të dhënat e para mësohet se ministri Vasili ka marrë plagë të lehta, ndërsa më rëndë, ( megjithëse jashtë rrezikut për jetën) është gjëndja shëndetësore e këshilltarit të tij.
Makina e ministrit ka pësuar dëmtime të rënda nga pjesa e parme. Korrespondeti i NEWS24, Fatmir Popja informon se hapja e menjëhershme e eirbegëve i ka shpëtuar jetën të aksidentuarve, duke bërë që dëmtimet të mos jenë serioze.
Ministri Vasili së bashku me këshilltarin e tij janë transportuar fillimisht në spitalin e Elbasanit, dhe më pas me helikopter janë transportuar drejt Tiranës për tju nënshtuar një kontrolli mjekësor të hollësishëm.
Nga të dhënat e para policia thotë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndonjë veprimi të gabuar të drejtuesit të mjetit me targa kosove.
(s.g/BalkanWeb)