E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Vasili, e Pipero plagosen në aksident rrugor në Elbasan

ELBASAN -  Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili dhe Drejtori i Politikave Shëndetësore në këtë ministri, Pëllumb Pipero, janë plagosur në një aksident rrugor të ndodhur sot paradite në aksin Peqin - Elbasan.

Policia thotë se makina në të cilën udhëtonte ministri i Shëndetësisë është përplasur rreth orës 10:00 të paradites së sotme me një makinë tjetër, tip furgon me targa kosove, KS 02203 AN, në vendin e quajtur Papër.

Ministri Vasili po udhëtonte drejt Elbasanit për një takim pune së bashku me zotin Pëllumb Pipero, ndërsa në makinën tjetër udhëtonin katër qytetarë nga Elbasani. 

Nga të dhënat e para mësohet se në aksident kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Ministri Vasili ka marrë plagë të lehta, ndërsa më rëndë, ( megjithëse jashtë rrezikut për jetën) është gjëndja shëndetësore e këshilltarit të tij, Pëllumb Pipero, 55 vjec.

Nga personat që udhëtonin në furgon dhe që janë plagosur janë Fatmir e Kastriot Duka, 22 dhe 42 vjec dhe Faik Cota nga Elbasani, 78 vjec.

Makina e ministrit, tip benz C 0140 V e drejtuar nga Andi Harizaj, 29 vjec,  ka pësuar dëmtime të rënda nga pjesa e përparme. Korrespondeti i NEWS24, Fatmir Popja informon se hapja e menjëhershme e airbeg-ve i ka shpëtuar jetën pasagjerëve që udhëtonin në makinën qeveritare, duke bërë që dëmtimet të mos jenë serioze.

Ministri Vasili së bashku me zotin Pipero janë transportuar në spitalin e Elbasanit, dhe më pas me helikopter pritet të transportohen drejt Tiranës për tju nënshtuar një kontrolli mjekësor të hollësishëm.

Nga të dhënat e para, policia thotë se aksidenti ka ndodhur si pasojë e ndonjë veprimi të gabuar të drejtuesit të mjetit me targa kosove. 
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga aksidenti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›