Qëllon me armë 2 adoleshentë, i mori për hajdutë
MEMALIAJ- Dy adoleshentë nga qyteti i Memaliajt janë plagosur me armë zjarri rreth orës 23.00 të hënën në mbrëmje. Sipas policisë dy të rinjtë, 18 vjecari me iniciale L.M dhe 17 vjecari E.L kanë qenë duke u kthyer nga një prej lokaleve të qytetit drejt banesave të tyre, kur janë qëlluar armë gjahu. Forcat blu kanë arrestuar si autor të ngjarjes 59 vjecari Gëzim Hysa. Sipas burimeve të policisë, Hysa ka qëlluar drejt dy adoleshentëve, ndërsa ishin pranë banesës se tij, duke pretenduar se ata ishin grabitës.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)