E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet bordi i përgjithshëm për projektin PAMECA III

Zhvillohet takimi i dytë i
bordit të palëve të interesuara,
i cili është autoriteti
më i lartë për sigurimin
e zbatimit të projektit "Misioni i
asistencës policore në Shqipëri".
Qëllimi i takimit ishte vlerësimi i arritjeve
të projektit PAMECA III për
periudhën 6-mujore (shtator
2008-shkurt 2009). Në panelin
kryesor, së bashku me ministrin e
Brendshëm, Bujar Nishani, dhe
Aneil Singh, përfaqësues i delegacionit
të KE-së në Tiranë, ishin të
pranishëm edhe ministri i Shtetit i
Mbretërisë së Bashkuar për Policinë,
Krimin dhe Sigurinë, Vernon
Coaker dhe ambasadori austriak,
Klaus Derkowicz. Ministri Nishani
u shpreh në fjalën e tij, se ky projekt
e gjen policinë në ndjekje të
vizionit të strategjisë 7-vjeçare, të
hapur dhe me pranueshmëri të
lartë për të ndryshuar praktikat që
kërkojnë ndryshim për t‘u siguruar
qytetarëve të Shqipërisë një
policim vërtet të modernizuar. Bazuar
mbi progres-raportin e fazës
raportuese, ministri Nishani përmendi
si arritje më të dukshme të
kësaj faze të projektit përmirësimin
e punës së Policisë së Shtetit
për të mundësuar menaxhimin e
përshtatshëm të burimeve të saj
njerëzore financiare dhe teknike.
Gjithashtu, si arritje përmendi
asistencën për grupet e punës për
ligjin mbi Shërbimin e Kontrollit të
Brendshëm, asistencën për të
gjitha grupet e punës për aktet normative
dhe administrative që rrjedhin
nga ligji për Policinë e Shtetit,
vijimin e procesit për hartimin e
procedurave standarde të punës,
nisjen e punës për infrastrukturën
e komunikimit të të dhënave
DATACOM dhe qëndrueshmërinë
e Sistemit të Menaxhimit Total të
Informacionit (RMIS). Gjithashtu,
në takim u diskutua edhe për asistencën
për policinë e kufirit dhe migracionit,
për të zbatuar strategjinë
e veprimit për menaxhimin e integruar
të kufijve dhe aktivitete për
rishikimin e vlerësimin e plotë të
zbatimit të policimit, edukimit dhe
krijimit të përqasjeve të reja për
policimin rrugor shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›