E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri dhe ambasadori vizitojnë projektet

Për ta parë më nga afër efektivitetin e programit të financimit me kredi të buta, përfaqësuesi i qeverisë italiane në Shqipëri, ambasadori Saba d‘Elia së bashku me ministrin Dritan Prifti kanë vizituar një fabrikë këpucësh që punon për eksport në Bashkinë e Patosit. Këtu punojnë rreth 300 punëtorë, por kjo shifër mund të rritet më tej sipas kërkesës së tregut. Firma ka përfituar 300 mijë euro kredi me interes të ulët, duke i dhënë mundësi pronarit të ndërmarrjes që të rrisë kapacitetin prodhues nëpërmjet shtimit të makinerive. Të dy zyrtarët kanë vizituar edhe një ndërmarrje të përpunimit të mermerit në Lushnjë, e cila kishte përfituar nga programi me kredi 300 mijë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›