Ministri grek: “Shqipëria na ka mbushur vendin me armë dhe drogë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Greqia ashpërson tonin ndaj Shqipërisë. Ministri për Mbrojtjen e Qytetarit, Mihalis Hrisohoidhis, ka kritikuar ashpër politikën e qeverisë shqiptare. “Nga njëra anë kemi Turqinë, e cila nuk respekton marrëveshjet dhe nga ana tjetër kemi Shqipërinë, e cila jo vetëm që nuk respekton marrëveshjet, por na e ka mbushur vendin me armë, me lëndë narkotike, me trafik femrash dhe fëmijësh e çdo gjë që është e dëmshme për vendin tonë”, - tha ai. Me këtë deklaratë ministri Hrisohoidhis tregon se qeveria shqiptare nuk mendon për emigrantët dhe nuk respekton marrëveshjet midis dy vendeve. Reagimi i tij vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për rrëzimin e marrëveshjes për kufirin detar mes vendit tonë dhe Greqisë. Kushtetuesja e rrëzoi ligjin, këtë marrëveshje të nënshkruar nga ish-ministrat e Jashtëm, Lulzim Basha dhe Dora Bakojanis duke e cilësuar atë antikushtetuese.
Ky lajm është publikuar: 10/02/2010