E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pretenca, 22 vjet për vrasje, "Xubit"

 TIRANE - Prokuroria e Tiranës kërkoi dje dënimin me 22 vjet burg të Fatmir Avdillarit, të njohur edhe si "Xubi i Yzberishtit" për veprën penalet të "vrasjes me paramendim". Prokuroria paraqiti konkluzionet përfundimtare të shqyrtimit të dosjes në ngarkim të Fatmir Avdillarit. Në përfundim Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit Avdillari për veprat penale të "vrasjes me paramendim", "mbajtje pa leje të armëve luftarake" dhe dënimin e tij me 22 vjet burg. Ngjarja për të cilën akuzohet Avdillari u shënua më 12 prill të vitit të kaluar në afërsi të qytetit të nxënësve në Tiranë. Sipas Prokurorisë, në orët e vona të kësaj ditë Avdillari ka qëlluar më armë dhe ka vrarë Ardian Tahirin, 26-vjeç. Për organin e akuzës, motiv i ngjarjes ishte hakmarrja në lidhje me vrasjen e vëllait të tij, emigrant në Greqi pas dyshimeve se Tahiri ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Ngjarja në fjalë ndodhi vetëm pak muaj pasi Avdillari kishte lënë qelitë e burgut, ku kishte kryer një dënim disavjeçar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›