E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama replika me Tv Klan

Autori i Lajmit: Redaksia
Batutat ironike mes kreut të socialistëve, Edi Rama, dhe drejtuesit të TV Klan, Aleksandër Frangajt, kanë vijuar përsëri dje. Pas përsëritjes së vazhdueshme të shprehjes së tij Të fala Sandrit, Rama ka marrë të njëjtën përgjigje nga gazetarja e këtij televizioni. Por ky pohim i saj duket se ka qenë shumë i rëndë për Ramën, i cili pohoi se “Nëse e bën dhe një herë këtë gjë ti, Sandri nuk do të ketë më vend këtu”, duke nënkuptuar selinë e PS-së. E njëjta situatë aspak e këndshme ka vijuar dhe në Fier, kur Rama nuk ka preferuar ti përgjigjet pyetjes së këtij televizioni, duke dhënë të njëjtin koment, “të fala Sandrit”. Kjo solli reagimin e panelit dhe të kreut të Unionit të Gazetarëve të Fierit, i cili me ironi iu drejtua Ramës, duke i thënë: “Po unë, pronarit tim ti bëj të fala?”

Ky lajm është publikuar: 10/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›