E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Brendshëm italian, Maroni: Vizat për shqiptarët do të hiqen brenda gjashtëmujorit të parë të 2010-s

Italia do lobojë fuqishëm në BE për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, ka garantuar sot kryeministrin Berisha, ministri i Brendshëm i Italisë. Më vonë, gjatë ditës, ai është takuar edhe me kryeministrin Berisha


Në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të BE-së, Italia do të mbështesë fuqishëm kërkesën e Shqipërisë për liberalizimin e vizave, dhe se ky proces do të realizohet në mesin e vitit 2010. Këtë garanci ka dhënë ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni gjatë një takimi të zhvilluar sot në Tiranë me homologun e tij shqiptar, Lulzim Basha. Maroni siguroi Bashën për përkushtimin e tij personal në kuadër të vendimmarrjes së ministrave të BE, për futjen e Shqipërisë në zonën e lëvizjes së lirë “Shengen”. “Garantoj impenjimin tim që Këshilli i Ministrave të Brendshëm europiane të vendosë për liberalizimin e vizave në mesin e vitit të ardhshem. I rëndësishëm është procesi i hyrjes në Bashkimin Evropian, pasi Ballkani Perendimor është pjesë e jona, ndaj zgjerimi i unionit rrit nivelin e sigurisë”, u shpreh Maroni. Në vijim, ministri i Brendshëm i shtetit fqinj vlerësoi Shqipërinë si një partner shumë të rëndësishëm strategjik në terrenin e sigurisë, ndaj, tha ai, besoj se bashkëpunimi do të jetë i dobishëm në termat e shkëmbimit të informacionit, të njerëzve dhe të të gjitha elementeve të tjerë. Maroi theksoi se Italia nuk do të kursejë për asnjë moment përkrahjen e saj ndaj integrimiunt të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Italia mbështet sforcimet e qeverisë shqiptare për të realizuar kushtet për një hyrje të shpejtë në Unionin Europian, si dhe mbështesim kërkesën për liberalizimin e vizave”, shtoi më tej ministri italian Roberto Maroni. Ndërsa nga ana e tij, ministri i Brendshëm Lulzim Basha prezantoi punën e bërë nga qeveria shqiptare në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar si dhe vlerësoi numrin e lartë të prodhimit të pasaportave biometrike. Basha u shpreh se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt realizimit të plotë të kërkesave të Komisionit Evropian, për të përfituar në kohën e duhur, jo më larg se mesi i vitit 2010, liberalizimin e vizave me BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›