E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përvjetori, Topi uron Papa Benediktin XVII

Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Shenjtërisë së tij, Papa Bendiktit XVI me rastin e përvjetorit të misionit të tij papnor. “Me rastin e përvjetorit të misionit Tuaj Papnor, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e veçantë t ju drejtoj urimet më të përzemërta për përmbushjen e rolit tuaj të pazëvendësueshëm në dobi të thellimit të paqes dhe mirëkuptimit, jo vetëm në gjirin e bashkësisë katolike, por edhe të gjithë popujve të botës”, - shkruan Topi. Ai vazhdon më tej se “Shqipëria ruan nderimin më të madh për misionin dhe përpjekjet tuaja në drejtim të përballimit të sfidave për një të ardhme më të sigurt të njerëzimit, në paqe dhe harmoni”. “Me këtë rast, dëshiroj t ju shpreh mirënjohjen për kontributin e vyer të Shenjtërisë suaj, në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut dhe të familjes, si burim mbështetjeje dhe harmonie për shoqërinë njerëzore, në përgjithësi, dhe çdo individ, në veçanti”, - vijon mesazhi i Presidentit. Kreu i Shtetit shqiptar siguron për forcimin e marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë, për t i shërbyer bashkërisht nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor. “Më lejoni, Shenjtëria juaj, t ju uroj shëndet të plotë dhe jetë të gjatë për ta çuar përpara misionin tuaj të shenjtë”, - përfundon mesazhi i Topit.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›