Minxhozi: Banorët e Matit, të pamundur të blenë karta identiteti
Autori i Lajmit: red.
Deputeti socialist, Qemal Minxhozi ka zhvilluar takime në zonën e tij elektorale në Mat ku është njohur nga afër me problemet e banorëve. Gjatë kësaj vizite ai konstatoi se në komunën e Ulzës ende nuk ka nisur procesi i aplikimit për karta, ndërkohë që në shumë familje varfëria dhe papunësia janë bashkëudhëtare të jetës së këtyre banorëve. Një nga këto familje ka qenë dhe ajo e Dedë Ricës në fshatin Bushkash të Matit të cilën e vizitoi Mixhozi. Kryefamiljari i familjes Rica ka kërkuar nga shteti që t i mundësojë dhe atij të votojë në këto zgjedhje duke i garantuar kartën e identitetit falas. Deputeti i Matit tha se është e pafalshme t ua shesësh të drejtën e votës këtyre njerëzve në varfëri ekstreme. “Varfëria e tejskajshme e bën të pamundur që njerëzit të shkojnë drejt kutive të votimit. E tillë është gjendja ekonomike këtu në Ulzë jo vetëm në këtë familje. Do ishte e udhës që qeveria të hiqte dy tre projekte të rrugëve elektorale dhe të hiqte taksën e votës, në mënyrë që njerëzit të shkojnë të votojnë lirshëm me ndihmën e shtetit të tyre”, - tha Minxhozi.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009