PS: Aplikimi për karta sipas parimit one stop shop
Autori i Lajmit: Suela Topi
Propozimi
Partia Socialiste këmbëngul në kërkesën e saj për kartat e identitetit, por qeveria nuk tërhiqet. Paralelisht nga selia e rozë dhe salla e mbledhjes së qeverisë janë bërë deklarime të njëkohshme për çështjen e kartave të identitetit që duket se është kthyer në “mollë sherri” mes dy kaheve politike. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj kërkoi që qeveria të dorëzohet dhe të heqë taksën për votën. Ai propozoi dhe procedurën konkrete që duhet të ndiqet nga qeveria për pajisjen e shqiptarëve me karta identiteti. Xhafaj propozoi që çdo shqiptar të aplikojë pa marrë më parë kuponin dhe në momentin e aplikimit të plotësojë një formular ku të deklarojë statusin e tij. Në bazë të këtij formulari, sipas Xhafaj, caktohet më tej dhe tarifa përkatëse. Ndërkohë në kuadër të reagimit të tyre, socialistët kanë paralajmëruar mungesën edhe në seancën e sotme plenare.
Deklarata
“Jemi në momentin e fundit të afatit kohor që do ta çojë procesin në pikën e moskthimit. Një pikë që do të shënojë frakturën përfundimtare dhe aksidentin final e të pritshëm të shkatërrimit të institucionit të zgjedhjeve, që do të cenojë përfundimisht të drejtën kushtetuese të qytetarit shqiptar për të vendosur për qeverisjen dhe qeverisësit e tij. Taksa e votës është duke u shndërruar kështu, në taksë për demokracinë dhe të nesërmen e saj”, - tha dje sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafaj. Ai denoncoi edhe një herë, në emër të PS-së qeverinë shqiptare dhe në veçanti kryeministrin e saj si iniciues dhe organizator të qëllimshëm të këtij procesi të ç organizuar. Masat gjysmake dhe qesharake që ka marrë deri në këto momente qeveria tha Xhafaj, dëshmojnë sa paaftësinë e saj për zgjidhjen e problemit, po aq dhe tentativën e saj të paprerë për ta drejtuar procesin në qorrsokak dhe bashkë me të, orientimin për të futur gjithë vendin në një spirale të papranueshme dhe të paparashikueshme krize politike, e cila do t´i shtohej si një barrë jashtëzakonisht e rëndë krizës ekonomike ku tashmë kemi hyrë. Ai pohoi se edhe vendimi i fundit i qeverisë ende nuk ka nisur të zbatohet dhe nuk ju është shpërndarë njësive vendore. “Kjo nën justifikimin absurd se mungon udhëzimi i Ministrisë së Financave dhe kjo sepse ministri na qenka te muri i madh kinez atje ku është duke u kënduar versioni i ri i këngës së vjetër “Dy luanë ka sot bota, një Azia e një Evropa”, - tha ai.
Propozimi
Xhafaj propozoi realizimin e procesit të shpërndarjes së kartave sipas parimit “One Stop Shop” ose e thënë ndryshe “të gjithë shërbimin në një sportel”. Ai shpjegoi 4 etapat që duhet të ndiqen. Sipas Xhafaj votuesi të shkojë drejtpërdrejt te stacioni i aplikimit pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, komunës, e pensioneve apo te posta e kryeministrit. “Votuesi të vetëdeklarojë në një dokument standard të nënshkruar prej tij për statusin përkatës të përqasur me listat zyrtare. Dokumenti i vetëdeklarimit mbahet nga firma koncesionare dhe i paraqitet shtetit për efekt të detyrimit financiar dhe më pas organet shtetërore realizojnë në vijimësi procesin e shlyerjes së detyrimit nga shtetasit që kanë përfituar këtë shërbim kundrejt tarifës përkatëse”, -shpjegoi ai. Në këtë mënyrë sipas Xhafaj, mundësohet eleminimi tërësisht i taksës së votës, burokracia e tepërt, mundësitë për aplikim selektiv, çdo lloj mundësie për manipulim si dhe fitohet koha e humbur në kushtet kur jemi në afatet minimale kohore.
Propozimi i ri
1. Votuesi të shkojë drejtpërdrejt te stacioni i aplikimit pa qenë i detyruar të shkojë te zyra e bashkisë, komunës, e pensioneve apo te posta e kryeministrit.
2. Votuesi të vetëdeklarojë në një dokument standard të nënshkruar prej tij për statusin përkatës të përqasur me listat zyrtare.
3. Dokumenti i vetëdeklarimit mbahet nga firma koncesionare dhe i paraqitet shtetit për efekt të detyrimit financiar.
4. Organet shtetërore realizojnë në vijimësi procesin e shlyerjes së detyrimit nga shtetasit që kanë përfituar këtë shërbim kundrejt tarifës përkatëse.
Ky lajm është publikuar: 23/04/2009