Ministri i Financave bankierëve: Hiqni dorë nga bonuset këtë vit
Bankierët gjermanë do të
bënin mirë që të ndiqnin
shembullin e shefit të
"Deutsche Bank", Ackermann dhe
t‘i harronin për këtë vit bonuset
dhe shpërblimet e zakonshme.
Kjo ka qenë thirrja që ministri gjerman
i Financave u ka bërë krerëve
të institucioneve të mëdha financiare
të vendit, të cilët, pavarësisht
situatës së rëndë financiare,
duket se nuk kanë ndërmend
që të heqin dorë nga përfitimet.
"Do të ishte e denjë për bankierët,
që janë përgjegjës për këtë
situatë, që të tregonin më shumë
përulësi. Ndoshta shenjat e ndryshimeve
të vërteta mund t‘u rikthenin
atyre dhe menaxherëve
besimin tashmë të humbur. Do
të ishte mirë që shembullin i shefit
të bankës kryesore të ndiqej
edhe nga të tjerë dhe paratë e refuzuara
të shkonin për bamirësi",
ka bërë të ditur kreu i Financave
gjermane, në një intervistë në shtypin
vendas. Javën e shkuar, shefat
e bankës më të madhe gjermane
"Deutsche Bank" deklaruan
se do të hiqnin dorë nga bonuset
e vitit 2008 në kundërpërgjigje
të krizës dhe këtij vendimi
iu bashkuan të gjithë drejtuesit
dhe menaxherët e institucionit.
Paratë e refuzuara do të
përdoren për të rritur pagat e
punonjësve të tjerë të bankës,
rrogat e të cilëve u goditën keqas
nga efektet e krizës financiare.
Edhe ekzekutivë të bankave të
tjera kanë hequr dorë nga bonuset
e tyre të tillë si shefi i "Morgan
Stanley", John Mack. Ministri
gjerman i Financave propozoi
edhe luftën ndaj krizës financiare
në Gjermani me mjete të tilla
si pakësimi i taksës mbi të ardhurat
dhe një sërë ndryshimesh në
sistemin e taksave.
bënin mirë që të ndiqnin
shembullin e shefit të
"Deutsche Bank", Ackermann dhe
t‘i harronin për këtë vit bonuset
dhe shpërblimet e zakonshme.
Kjo ka qenë thirrja që ministri gjerman
i Financave u ka bërë krerëve
të institucioneve të mëdha financiare
të vendit, të cilët, pavarësisht
situatës së rëndë financiare,
duket se nuk kanë ndërmend
që të heqin dorë nga përfitimet.
"Do të ishte e denjë për bankierët,
që janë përgjegjës për këtë
situatë, që të tregonin më shumë
përulësi. Ndoshta shenjat e ndryshimeve
të vërteta mund t‘u rikthenin
atyre dhe menaxherëve
besimin tashmë të humbur. Do
të ishte mirë që shembullin i shefit
të bankës kryesore të ndiqej
edhe nga të tjerë dhe paratë e refuzuara
të shkonin për bamirësi",
ka bërë të ditur kreu i Financave
gjermane, në një intervistë në shtypin
vendas. Javën e shkuar, shefat
e bankës më të madhe gjermane
"Deutsche Bank" deklaruan
se do të hiqnin dorë nga bonuset
e vitit 2008 në kundërpërgjigje
të krizës dhe këtij vendimi
iu bashkuan të gjithë drejtuesit
dhe menaxherët e institucionit.
Paratë e refuzuara do të
përdoren për të rritur pagat e
punonjësve të tjerë të bankës,
rrogat e të cilëve u goditën keqas
nga efektet e krizës financiare.
Edhe ekzekutivë të bankave të
tjera kanë hequr dorë nga bonuset
e tyre të tillë si shefi i "Morgan
Stanley", John Mack. Ministri
gjerman i Financave propozoi
edhe luftën ndaj krizës financiare
në Gjermani me mjete të tilla
si pakësimi i taksës mbi të ardhurat
dhe një sërë ndryshimesh në
sistemin e taksave.