E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, luftë mes Kryeministres dhe Presidentit në mesin e krizës financiare

Presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko dhe Kryeministrja
e tij, Timoshenko janë sërish në një konflikt të egër me
njëri-tjetrin, ndërsa ekonomia e vendit është tronditur seriozisht
nga kriza botërore. Qeverisë i duhet që të shpëtojë
dy banka të rëndësishme të vendit, ndërkohë që vlera e
monedhës vendase ka rënë nën 12%. Vendi është tani në
kërkim të një kredie prej 15 miliardë dollarësh nga FMN-ja
për të stabilizuar sektorin financiar. Jushçenkoi nxori një
dekret që vononte zgjedhjet e parakohshme parlamentare
me një javë, pas pengesës nga ana e Timoshenkos për votën
parapërgatitore. Kryeministrja ka paralajmëruar për një stanjacion
ekonomik dhe ka bërë thirrje për një koalicion të gjerë
qeverisës, por partia kryesore e opozitës ka refuzuar të takohet
për një qëllim të tillë. Tashmë dy aleatët e dikurshëm, të
Revolucionit të Portokallinjtë, janë bërë armiq të betuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›