Ministri rus i Financave: Jo në një qeveri me Medvedevin

"Nuk e shoh veten në një qeveri të re. Megjithatë, askush nuk më ka propozuar diçka. Mendoj se mosmarrëveshjet që kam, nuk do të më lejojnë të bëj pjesë në të", deklaroi Kudrin i cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.
I konsideruar si një mbrojtës i flaktë i kontrollit të shpenzimeve, ai bëri të ditur që nga Uashingtoni ku merr pjesë në një mbledhje të G20, se "refuzon në mënyrë absolute t'i shërbejë një qeverie të drejtuar nga Medvedev, me të cilin ai thotë se ka "një numër mosmarrëveshjesh rreth politikës ekonomike".
Dmitri Medvedev dhe Vladimir Putin bënë të ditur dje në asamblenë e përgjithshme të Partisë së Rusisë së Bashkuar se në vitin që vjen, Putin do të kandidojë për President rrjedhimisht Medvedev do të bëhet kryeministër./Start/
2011-09-25 13:52