Ministri i Jashtëm Ilir Meta negocion për vizat
11/11/2009 Vizita në Bruksel, reporteri për Shqipërisë, Chountis, kërkon angazhimin e palëve
Sot takimet me sekretarin e NATO-s, Rasmusen, dhe komisionerin e BE-së, Rehn
Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka garantuar raportuesit e Parlamentit Evropian për gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të bërë ç’është e mundur në përmbushje të standardeve ndërkombëtare për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe marrjen e statusit kandidat në BE-së. Kreu i diplomacisë shqiptare ka nisur një vizitë në Bruksel, ku do të zhvillojë një sërë takimesh për të informuar lidhur me hapat e Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për këto dy çështje themelore për proceset integruese të vendit tonë. “Shpjegova se qeveria është e angazhuar të bëjë ç’është e mundur, brenda kompetencave të saj dhe pa cenuar pavarësinë e gjyqësorit dhe vendimeve të tij, për të ruajtur stabilitetin politik dhe për të vijuar reformat integruese”, - theksoi Meta pas takimit me raportuesin e Parlamentit Evropian Nikolaos Chountis në përgjigje të rrethanave të krijuara në vend pas bojkotit të opozitës. Vetë raportuesi Chountis shprehu bindjen dhe shpresën e komunitetit ndërkombëtar në zgjidhjen nga palët të problemeve politike të krijuara, në mënyrë që të arrihen pikërisht objektivat për të cilat Shqipëria ka aplikuar. “Shpresojmë shumë që problemet e brendshme në Shqipëri do të zgjidhen shpejt në mënyrë të përgjegjshme nga qytetarët dhe partitë politike shqiptare, me qëllim që të arrihen më mirë objektivat e tyre”, - u shpreh Chountis. Ky i fundit është raportuesi Parlamentit Evropian për Shqipërisë. Ai shfaqet për të parën herë që nga konstituimi i Parlamentit të ri Evropian. Në fund të muajit shtator Parlamenti caktoi raportuesit për të gjitha vendet e Ballkanit, mes të cilave edhe për Shqipërinë. Asnjë nga grupet kryesore politike që kishin bërë përzgjedhjen e tyre për të ndjekur zhvillimet e rajonit nuk paraqiti interes për të mbuluar çështjet e ndryshme të vendit tonë. Shqipëria pas kësaj situate i “ngeci” konfederatës së partive të vogla ekstremiste të majta në Parlamentin Europian. Ky grupim, siç njihet ndryshe “grupimi i komunistëve evropianë”, përcaktoi emrin e raportuesit për Shqipërinë, duke përzgjedhur përfaqësuesin e komunistëve të Greqisë Nikolaos Chountis. Për arsye shëndetësore eurodeputeti grek nuk ka mundur të jetë deri më sot aktiv në Parlamentin Europian, duke lënë disi pezull trajtimin e çështjeve që lidhen me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm Ilir Meta mbërriti para dy ditësh në Bruksel për të diskutuar lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave dhe marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Zyrtarët shqiptarë kanë deklaruar se brenda muajit nëntor pala shqiptare do të përmbushë një pjesë të rëndësishme të detyrimeve që lidhen me këto procese, por në krahun tjetër opozita shprehet skeptike për arritjen e këtyre synimeve.
Meta-Rehn
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta do të zhvillojë sot takime me përfaqësues të lartë të Parlamentit Evropian, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, si dhe komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Olli Rehn. Po ashtu ai do të mbajë një fjalim në konferencën e nivelit të lartë për perspektivat e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Liberalizimi i vizave
Në mesin e 2010-s pritet të jetë koha e propozimit nga KE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Siç është përmendur në gjuhë diplomatik nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm të KE-së për Imigracionin, De Brouwer, gjatë takimit që ai zhvilloi me Metën para vizitës në Bruksel, “koha për propozim varet nga shpejtësia me të cilën Shqipëria do të përmbushë standardet”.