E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdhunon dhe tenton të vrasë ish-të fejuarën

11/11/2009  Ngjarja në Shkozë. Policia kap në hotel agresorin e adoleshentes I. S.

E. Gjoni rrëmbeu 18-vjeçaren në prani të babait të saj

TIRANE- Një vajzë 18-vjeçare ka rënë preh e dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, pasi ish- i fejuari i saj e ka rëmbyer nga banesa dhe e ka çuar në një hotel të Tiranës, ku më pas e ka keqtrajtuar dhe përdhunuar pa dëshirën e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Shkozë, ku 21 vjeçari E. Gjoni nga Puka, por banues në Tiranë, ka marrë me forcë 18-vjeçaren me inicialet I.S. dhe ka kryer marëdhënie seksuale me të, duke e rahur dhe zënë rrugët e frymëmarjes (hundën dhe gojën) me qëllim vrasjen e adoleshentes. Lidhur me këtë çëshje policia ka mundur të vërë në pranga agresorin E. Gjoni, ndaj të cilit aktualisht është ngritur akuza e “heqjes së paligjshme të lirisë”, “kryerjes e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të rritura”, “vrasjes me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “dëmtimeve të tjera me dashje”. Burime zyrtare pranë policisë së kryeqytetit thanë se denoncimi ka ardhur nga babai i vajzës. Menjëherë agjentët e policisë janë vënë në lëvizje, duke mundësuar lokalizimin dhe shpëtimin e të dëmtuarës, e cila në ato momente ishte nën duart e ish-të fejuarit të saj E. Gjoni. Mësohet se 21-vjeçari e ka qëlluar me sende të forta adoleshenten dhe më pas e ka futur në automjetin e tij. Duke e kërcënuar dhe dhunuar, i riu e ka çuar vajzën në një hotel ku dhe e ka përdhunuar. Çasti i rrëmbimit është parë nga babai i vajzës, i cili në pamundësi për të shpëtuar të bijën ka lajmëruar menjëherë policinë. Forca të shumta policie u vunë në lëvizje dhe mbërritën menjëherë në hotelin ku dyshohej se kishte çuar ish- të fejuarën 21-vjeçari. Burime nga policia thanë se Gjoni u kap në momentin që po tentonte të vriste adoleshenten. Ai i kishte zënë asaj pjesët e frymëmarrjes, të hundës dhe të gojës, ndërsa vajza vetëm përpëlitej në pamundësi për të kërkuar ndihmë. Pasi u shoqërua në ambientet e policisë dhe përmirësimit të gjendjes psikologjike, 18-vjeçarja e dëmtuar ka depozituar një kallëzim penal ndaj ish-të fejuarit të saj, duke e akuzuar për një sërë veprash penale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›