Robert Bosch: Kompromis në tavolinë për zgjidhjen e ngërçit, mbështetje të plotë nga BE dhe SHBA

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch ka deklaruar dje se ka një kompromis shumë të mirë në tavolinë për zgjidhjen e situatës politike, duke shtuar gjithashtu se kjo mbështetet edhe nga BE, SHBA dhe OSBE, të cilën sipas tij, palët politike në vend duhet ta pranojnë.
“Aktualisht ka një kompromis shumë të mirë në tavolinë, për t’i dhënë fund situatës politike të karakterizuar kohët e fundit”- u shpreh Bosch. Ai vuri në dukje se këtë e mbështesin SHBA, BE dhe OSBE. “Politikanët shqiptarë duhet të marrin këtë kompromis dhe të tregojnë se janë burra shteti. Shikoni interesin e vendit tuaj dhe jo atë personal”, tha Bosch.
Këtë apel, Bosch e bëri dje gjatë vizitës së zhvilluar në shkollën 9 vjeçare në Gërdec. Ai deklaroi se politikanët shqiptarë nuk duhet të mendojnë për interesat personale, por duhet të pranojnë kompromisin.