E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle viziton Tiranën më 14 shkurt

09-02-2013 / Gazeta 55

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Gudio Westerwelle do të zhvillojë më 14 shkurt, një vizitë zyrtare në Shqipëri. Mësohet se, gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryediplomati gjerman Westerwelle do të takohet me krerët e lartë të shtetit, kryeministrin Sali Berisha, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe me kryesocialistin Edi Rama.
Gjatë takimeve, ministri i jashtëm gjerman pritet të shprehë mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Shqipërisë dhe marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Gjithashtu vizita e ministrit Westerwelle në Tiranë pritet t`i japë një impuls të ri bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat e në veçanti në atë ekonomike, në mënyrë që të rriten investimet gjermane në vendin tonë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›