E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish të përndjekurit, në skemë edhe katër kategori

Autori i Lajmit: Suela Topi
Shtohet numri i kategorive që do të përfitojnë dëmshpërblim nga ligji për ish- të përndjekurit. Këtë synon dhe nisma më e re e deputetit demokrat, Astrit Bushati. Në bazë të këtij propozimi në listën e përfituesve duhet të jenë jo vetëm familjarët e ish-të dënuarve por dhe motrat, vëllezërit si dhe nipërit apo mbesat e tyre. Drafti i propozuar parashikon gjithashtu që të shtyhet afati për dorëzimin e dokumentave të kërkuesve që duan të përfitojnë nga ligji deri në 1 korrik të vitit 2009. Ky afat është mbyllur në 19 dhjetor të vitit 2008. Por propozimi i Bushatit nuk është mirëpritur nga Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave. Përfaqësuesja e Ministrisë së Financave pohoi se projektligji i ri rrit faturën financiare të shtetit por dhe bllokon dhe kompesimin e ish-të përndjekurve, një proces që tashmë ka nisur. Refuzimi i përfaqësuesve të Qeverisë ka shkaktuar debate mes deputetëve të djathtë dhe atyre të majtë sipas të cilëve ky proces po vazhdon të zvarritet. Pas diskutimeve anëtarët e Komisionit të Ligjeve u shprehën pro kalimit në Qeveri të propozimit për ndryshimin e ligjit për dëmshpërblimin e të përndjekurve.
Kundërshtimet
Ministria e Financave ka dalë kundër projektligjit të mazhorancës për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. Arsyeja sipas ekpertëve të saj është se përveç fryrjes së faturës financiare nga zgjerimi i rrethit të përfituesve, është rreziku i djegies së fondit të 2009-ës prej dy miliard lekësh i destinuar për dëmshpërblimiin e kësaj kategorie. “Nëse bëhen ndryshime ne duhet të presim që të përfundojnë dosjet dhe gjashtë muaj të tjerë, të rivlerësohen dosjet dhe pastaj të ndahet shpërblimi, gjë që mund të tejkalojë ndoshta edhe vitin buxhetor, dhe të ngelet i papërdorur fondi buxhetor. Ndërpritet procesi intensiv i ndarjes së dëmshpërblimit, kështu që zgjerimi i kësaj liste ndryshon koston financiare gjë që sjell efekte suplementare për buxhetin e shtetit”, - u shpreh Mimoza Dhëmbi, drejtoreshë e buxhetit në Ministrine e Financave. Ndërsa Marsida Xhafellari, drejtoresa e Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë u përqëndrua kryesisht në përplasjet ligjore që krijon kjo nismë si dhe në të dhënat e ministrisë. Duke u bazuar në nenin 1 të draftit, ajo pohoi se janë mbi 50 kërkesa për dëmshpërblim në Ministrinë e Drejtësisë që kanë marrë përgjigje negative për faktin se veprat e kryera nga ish- të dënuarit politik nuk gjenden në listën e përcaktuar në nenin 5. Në këtë kuadër ajo shtoi se duhet të parashikohen qartë se cilat vepra penale do të shtohen në listën e parashikuar në nenin 5 të ligjit ekzistues. Lidhur me propozimin për të shtuar rrethin e përfituesve edhe me motra, vëllezës, nipër e mbesa ajo sqaroi se aktualisht në Ministrinë e Drejtësisë janë dorëzuar rreth 460 kërkesa deri në 19 dhjetor, të këtyre kategorive që donin të përfitonin. Xhafellri tha se ata kanë marrë përgjigje negative por nëse miratohet ligji duhet të rhishikohen dhe këto kërkesa ndërsa shtoi se numri i tyre mund të jetë edhe më i madh. Sipas saj nëse shtohet numri i përfituesve duhet të saktësohet dhe dokumentacioni përkatës që ata duhet të dorëzojnë kur bëjnë kërkesën çka parashikohet në nenin 20 të ligjit aktual. “Zgjerimi i përfituesve jep pasoja në masën e dëmshpërblimit pasi duhet analizuar dhe ky tregues. Nga rezultatet e deritanishme masa mesatare varion nga 5-6 milionë lekë duke konsidruar dhe faktin e zbritjes të përfitimve të marra nga ligjet e mëparshëm, përfitime që variojnë në shumën nga 1-2 milionë lekë”, - tha më tej Xhafellari. Përsa i përket shtyrjes së afatit ajo shpjegoi se pas 19 dhjetorit 2008, kur është mbyllur procesi i dorëzimit të kërkesave janë dorëzuar dhe 665 kërkesa të tjera çka duhet të merret parasysh.
Ndryshimet
Sipas projektligjit përfitues përveç bashkëshortit dhe fëmijëve të dëmshpërblimit të një ish-të përndjekuri, do të jenë dhe vëllëzërit, motrat dhe nipërit e mbesat. “1.Në kuptim të këtij ligji, me familjarë nënkuptohen pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, paraardhësit, bashkëshortja, pasardhësit.
2.Në kuptimin e këtij ligji për personat që nuk kanë familjarë sipas përcaktimeve të pikës së parë të këtij neni, familjarë do të konsiderohen vëllerëzit e motrat e tyre, si dhe fëmijët e këtyre vëllezërve dhe motrave.
3.Familjarët në shkallë më të parë sipas Kodit Civil përjashtojnë familjarët e tjerë”, - thuhet në nenin dy të drafti të propozuar. Ai parashikon gjithashtu shtyrjen deri në 1 korrik 2009, të aplikimit për dëshpërblim, duke i shtuar faturës financiare një kosto mesatare 5-6 milion lekë secili, që nga ligji ekzistues përjashtoheshin nga skema. Pas diskutimeve komisioni vendosi që të mos veprojë pa një vendim Qeverie.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›