Korçë, ekzekutohet me 7 plumba 54-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Ekzekutohet me shtatë plumba pistolete 54- vjeçari nga qyteti i Pogradecit. Pista e parë e hetimit, e ngritur nga policia, është ajo e hakmarrjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 15:00, në qendër të qytetit të Korçës, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorëve, të cilët janë larguar menjëherë pas ekzekutimit. Burime nga policia bëjnë të ditur se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona që i kanë zënë pritë 54-vjeçarit nga Pogradeci, disa metra larg shtëpisë së të bijës në Korçë. Avni Hoxha, banor i qytetit të Pogradecit, ka udhëtuar me mjetin tip golf me targa PG 2383 B drejt Korçës, për të çuar vajzën e tij të martuar në shtëpinë e saj. Sipas të njëjtave burime, mësohet se 54-vjeçari, sapo është ndarë nga e bija, ka rënë në pritë të vrasësve të cilët e kanë ekzekutuar me 7 plumba pistolete. Sipas burimeve policore, vrasësit janë larguar nga vendngjarja me një makinë. Ndërkohë, policia e Korçës është duke hetuar në disa pista, ku kryesorja është ajo e hakmarrjes. Duke iu referuar burimeve zyrtare të policisë, nuk përjashtohet mundësia e implikimit të viktimës në afera të dyshimta, ndërsa ka qenë i dënuar para viteve 90 me akuzën e vrasjes.
Ky lajm është publikuar: 18/02/2009