Ministri i Puneve te Jashtme takim me delegacionin e Lugines se Presheves
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, priti në një takim të veçantë përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, Riza Halimi, deputet në Parlamentin e Serbisë dhe Galip Beqiri, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës. Haxhinasto i siguroi bashkëbiseduesit se mbështetja e Shqipërisë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc do të vazhdojë të jetë e plotë, duke synuar kontribute konkrete.
Përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës parashtruan kërkesat e tyre për një mbështetje më të madhe, për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Serbi, si: lëvizja e lirë, arsimi, kultura dhe punësimi, nevoja për pjesëmarrje në proceset vendimmarrëse në organet shtetërore të Republikës së Serbisë, etj.
I pyetur mbi akordin paraprak të Kosovës për heqjen e termit “Republikë” për Kosovën në takimet rajonale shefi i diplomacisë shqitpare, Edmond Haxhinasto tha se “ky është një vendim sovran i përfaqësuesve të zgjedhur të Kosovës dhe pyetja u duhet bërë atyre”. Megjithatë, ai shpreu besimin e plotë se Prishtina zyrtare ka të gjithë aftësinë për të realizuar marrëveshjen në kuadër të dialogut.