Ministri i Shëndetësisë, Vasili: Task-Forc dhe farmakovigjilencë për cilësinë e ilaçeve Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur prej pak ditësh një Task-Forc për të kontrolluar problemet që mund të ketë me barnat në tregjet tona. Përmes një komunikimi për mediat, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, tha se një hap tjetër i ndërmarrë është rritja e vigjilincës nga personeli shëndetësor në lidhje me barnat që janë në qarkullim. “Pak ditë më parë ne kemi ngritur një task- force e cila kontrollon edhe cilësinë e barnave në treg. E kombinuar edhe me mekanizmin e farmakovigjilencës besoj se vendosemi në kufijtë normal të një shtetit evropian normal që sillet në mënyrë shumë korrekte dhe të sigurt me pacientët e tij për atë që iu ofron shërbimi shëndetësor”, sqaroi Vasili.