Ministri i Shtetit për Koordinim, Zoti Marko Bello, priti sot Ambasadorin e SHBA z. Jeffrey, me rastin e largimit të tij nga Shqipëria. Ministri Bello e falenderoi amabasadorin për kontributin

Ministri i Shtetit për Koordinim, Zoti Marko Bello, priti sot Ambasadorin e SHBA z. Jeffrey, me rastin e largimit të tij nga Shqipëria.
Ministri Bello e falenderoi amabasadorin për kontributin dhe mbështetjen që ai i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për realizimin e reformave në kuadër të integrimit në strukturat Euro-atlantike dhe në veçanti për luftën kundër trafiqeve të paligjshme. Ai e siguroi z. Jeffrey se përpjekjet tona në këtë drejtim do të synojnë në përmbushjen e të gjitha detyrimeve dhe angazhimeve para partnereve tanë ndërkombëtarë.
Ambasadori Jeffrey pasi falenderoi z. Bello për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij personal, shprehu kënaqesinë se tashmë Shqipëria ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndesishme për të ardhmen e saj. Ai pasi vlerësoi vullnetin dhe përpjeket e Qeverisë Shqiptare për realizmin e objektivave të rëndësishëm në luftën kundër trafiqeve dhe korrupsionit shprehu dhe njëhërë mbështetjen e SHBA në këtë drejtim.
Në përfundim zoti Bello i uroi ambasadorit Jeffrey suksese në detyrën e tij të re.