Dhuna në zgjedhjet për KOKSH-in pezullon votimet
Ishte parashikuar si një ditë
zgjedhore dhe si e tillë duhet
të karakterizohej nga qetë
sia, ku flet vetë vota, por ka
degjeneruar në një kaos: debate,
fyerje, rrëmujë, grushte, fletë
votimi të grisura e kuti votimi të
thyera. Një spektakël i shëmtuar
i sportit shqiptar, i cili është mbyllur
me anulimin e zgjedhjeve, të
cilat janë shtyrë në një afat të pacaktuar.
Kjo ka karakterizuar
Asamblenë Zgjedhore të KOKSHit,
e cila duhej të zgjidhte sot presidentin
e saj të ardhshëm. Një nga
kandidatët për kreun e KOKSH-it,
Esat Ademi, ka prishur procesin
zgjedhor dhe si pasojë asambleja
e 14 zgjedhore për organet drejtuese
të këtij organizmi është shtyrë
pa afat. Asambleja ka nisur
me tension që në fillim, pasi trajneri
i boksit të Vllaznisë tentoi të
hyjë me forcë, por nuk është
lejuar nga rojet e sigurisë. Pas
fillimit të Asamblesë, situata është
tensionuar edhe më shumë kur
në sallë është futur edhe mundësi
Elis Guri, i cili ka kërkuar që në
votime të futen sportistët olimpistë,
që në këtë asamble përfaqësoheshin
nga Lindita Kodra dhe
Gerti Trasha. Pas qetësimit të situatës,
ku herë pas here është
dashur edhe ndërhyrja e rojeve, i
është dhënë fjala dy kandidatëve
për presidentin e Komitetit
Olimpik Kombëtar Shqiptar, Esat
Ademit dhe Fidel Yllit. "Ne duhet
të tregohemi civilë dhe qytetarë.
Sporti nuk ka vetëm idenë e votimit,
por përcjell mesazhe paqeje", u
shpreh Ylli. Ndërsa Ademi u
shpreh se "duhet të respektohet
demokracia, ligji dhe statuti dhe
se sportistët olimpikë duhet të
jenë në votim". Para fillimit të votimeve
ishte sërish Elis Guri që ka
vazhduar revoltën e tij dhe këtë
herë me reagime më agresive, të
cilat sollën dhe nxjerrjen e tij nga
salla. Procesi i votimit që kishte
shkuar normalisht pothuajse deri
në gjysmën e tij, është prishur kur
vetë kandidati Esat Ademi ka
ndërhyrë me forcë, duke grisur
procesverbalet. Degradimi i situatës
ka sjellë në fillim pezullimin
për një orë të votimeve dhe më
pas është marrë vendimi për të
pezulluar për një afat të pacaktuar
zgjedhjet e Komitetit Olimpik
Kombëtar Shqiptar. "Komisioni i
shqyrtimit të votave, duke parë
gjendjen e zgjedhjeve, vendosi
anulimin e procesit", u shpreh
kryetari i Komisionit të Votimit,
Myftar Thana. Ndërkohë kandidati
për postin e presidentit të
KOKSH-it, Esat Ademi, deklaroi
se nuk do të tërhiqet nga gara
edhe pas kësaj situate. "Nuk do
të tërhiqem asnjëherë nga rregulli,
demokracia dhe ligji, u shpreh
Ademi. Kjo është hera e parë që
një proces votimi në sportin shqiptar
degjeneroi me akte të tilla
dhune brutale, që nuk kanë asnjë
lidhje me sportin. Pak ditë më
parë, kandidati tjetër, Fidel Ylli,
paralajmëroi në një intervistë në
"Top Channel" se politika dhe
veçanërisht qeveria kërkon të
ketë ndikimin e saj te Komiteti
Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Kaosi komplikon axhendën e KOKSH-it
KOKSH, i cili zhvillon zgjedhje një herë
në katër vjet, mblodhi dje Asamblenë
Zgjedhore, ku do të votohej për presidentin
e ri, pasi presidentit aktual Hysen
Domi i kishte përfunduar mandati i tij
(4+4). Në garë për kreun e KOKSH-it ishin
Fidel Ylli, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe
njëkohësisht shefi i Delegacionit Olimpik,
si dhe Esat Ademi, presidenti i Federatës
së Peshëngritjes. Për Ademin, edhe pse
jo zyrtarisht, qarkullojnë zëra që e shikojnë
si të mbështetur nga struktura qeveritare
dhe MTKRS-ja. Por posti i presidentit
nuk ishte i vetmi, për të cilin do të votohej
dje. Në këtë asamble ishte parashikuar
gjithashtu të votohej edhe për njeriun
që do të mbajë detyrën e sekretarit të
Përgjithshëm. Për këtë post konkurronte
i vetëm sekretari aktual, Stavri Bello. Do
të votohej po ashtu edhe për Komitetin e
ri Ekzekutiv, i cili do të përbëhej nga nëntë
anëtarë dhe do të dilte nga një listë prej
15 kandidatësh, personalitete të sportit
në vend. Por pas ngjarjes së shëmtuar
që ndodhi dje, tashmë kjo axhendë është
pritje të një vendimi të dytë.
zgjedhore dhe si e tillë duhet
të karakterizohej nga qetë
sia, ku flet vetë vota, por ka
degjeneruar në një kaos: debate,
fyerje, rrëmujë, grushte, fletë
votimi të grisura e kuti votimi të
thyera. Një spektakël i shëmtuar
i sportit shqiptar, i cili është mbyllur
me anulimin e zgjedhjeve, të
cilat janë shtyrë në një afat të pacaktuar.
Kjo ka karakterizuar
Asamblenë Zgjedhore të KOKSHit,
e cila duhej të zgjidhte sot presidentin
e saj të ardhshëm. Një nga
kandidatët për kreun e KOKSH-it,
Esat Ademi, ka prishur procesin
zgjedhor dhe si pasojë asambleja
e 14 zgjedhore për organet drejtuese
të këtij organizmi është shtyrë
pa afat. Asambleja ka nisur
me tension që në fillim, pasi trajneri
i boksit të Vllaznisë tentoi të
hyjë me forcë, por nuk është
lejuar nga rojet e sigurisë. Pas
fillimit të Asamblesë, situata është
tensionuar edhe më shumë kur
në sallë është futur edhe mundësi
Elis Guri, i cili ka kërkuar që në
votime të futen sportistët olimpistë,
që në këtë asamble përfaqësoheshin
nga Lindita Kodra dhe
Gerti Trasha. Pas qetësimit të situatës,
ku herë pas here është
dashur edhe ndërhyrja e rojeve, i
është dhënë fjala dy kandidatëve
për presidentin e Komitetit
Olimpik Kombëtar Shqiptar, Esat
Ademit dhe Fidel Yllit. "Ne duhet
të tregohemi civilë dhe qytetarë.
Sporti nuk ka vetëm idenë e votimit,
por përcjell mesazhe paqeje", u
shpreh Ylli. Ndërsa Ademi u
shpreh se "duhet të respektohet
demokracia, ligji dhe statuti dhe
se sportistët olimpikë duhet të
jenë në votim". Para fillimit të votimeve
ishte sërish Elis Guri që ka
vazhduar revoltën e tij dhe këtë
herë me reagime më agresive, të
cilat sollën dhe nxjerrjen e tij nga
salla. Procesi i votimit që kishte
shkuar normalisht pothuajse deri
në gjysmën e tij, është prishur kur
vetë kandidati Esat Ademi ka
ndërhyrë me forcë, duke grisur
procesverbalet. Degradimi i situatës
ka sjellë në fillim pezullimin
për një orë të votimeve dhe më
pas është marrë vendimi për të
pezulluar për një afat të pacaktuar
zgjedhjet e Komitetit Olimpik
Kombëtar Shqiptar. "Komisioni i
shqyrtimit të votave, duke parë
gjendjen e zgjedhjeve, vendosi
anulimin e procesit", u shpreh
kryetari i Komisionit të Votimit,
Myftar Thana. Ndërkohë kandidati
për postin e presidentit të
KOKSH-it, Esat Ademi, deklaroi
se nuk do të tërhiqet nga gara
edhe pas kësaj situate. "Nuk do
të tërhiqem asnjëherë nga rregulli,
demokracia dhe ligji, u shpreh
Ademi. Kjo është hera e parë që
një proces votimi në sportin shqiptar
degjeneroi me akte të tilla
dhune brutale, që nuk kanë asnjë
lidhje me sportin. Pak ditë më
parë, kandidati tjetër, Fidel Ylli,
paralajmëroi në një intervistë në
"Top Channel" se politika dhe
veçanërisht qeveria kërkon të
ketë ndikimin e saj te Komiteti
Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Kaosi komplikon axhendën e KOKSH-it
KOKSH, i cili zhvillon zgjedhje një herë
në katër vjet, mblodhi dje Asamblenë
Zgjedhore, ku do të votohej për presidentin
e ri, pasi presidentit aktual Hysen
Domi i kishte përfunduar mandati i tij
(4+4). Në garë për kreun e KOKSH-it ishin
Fidel Ylli, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe
njëkohësisht shefi i Delegacionit Olimpik,
si dhe Esat Ademi, presidenti i Federatës
së Peshëngritjes. Për Ademin, edhe pse
jo zyrtarisht, qarkullojnë zëra që e shikojnë
si të mbështetur nga struktura qeveritare
dhe MTKRS-ja. Por posti i presidentit
nuk ishte i vetmi, për të cilin do të votohej
dje. Në këtë asamble ishte parashikuar
gjithashtu të votohej edhe për njeriun
që do të mbajë detyrën e sekretarit të
Përgjithshëm. Për këtë post konkurronte
i vetëm sekretari aktual, Stavri Bello. Do
të votohej po ashtu edhe për Komitetin e
ri Ekzekutiv, i cili do të përbëhej nga nëntë
anëtarë dhe do të dilte nga një listë prej
15 kandidatësh, personalitete të sportit
në vend. Por pas ngjarjes së shëmtuar
që ndodhi dje, tashmë kjo axhendë është
pritje të një vendimi të dytë.