E Diel, 1 Nëntor 2026

Sinani e bën Vllazninë me krahë. Derbi numër 131 tremb Tiranën

I sapo rikthyer nga një dëmtim,
Vioresin Sinai e bën Vllazninë
me krahë. Shkodranët, falë
bomberit të kampionatit shqiptar,
fluturojnë drejt kreut të renditjes
dhe presin të qetë përballjen
e sotme mes Tiranës e Partizanit,
pasi bardheblutë nuk i kanë më
mundësitë për të arritur kreun e renditjes.
Dy gola të Vioresin Sinanit në
pjesën e parë, bënë të mundur që
Vllaznia të merrte një 3-pikësh me
shumë rëndësi në Fier. Përballë fierakëve,
natyrisht, u desh më shumë
se dy golat e sulmuesit më të mirë
shqiptar në aktivitet, ndërsa për
Apoloninë ishte pak një gol i Çerçizajt
në minutën e 56. Skuadra e Canajt
ka shënuar më shumë gola se ekipet
e tjerë në Superligë, si dhe ka më
shumë fitore. Deri në përfundimin
e derbit të sotëm të kryeqytetit, ku
qeblutë janë pesë pikë përpara Tiranës
dhe Teutës, që fitoi 2-0 ndaj
Shkumbinit. Beratasi Mile shënoi
golin e parë të tij në kampionat për
Starovën, madje i realizoi të dy në
"Niko Dovana".
Dinamo ka zhvilluar një ndeshje
të bukur teksa ka arritur të mposhtë
ekipin e Besës me rezultatin e thellë
4-2. Ekipi i Daliç ka zhvilluar një
takim të shkëlqyer, duke i dhënë një
shkelm të mirë krizës së rezultateve
që e kishte përfshirë ekipin blu. Dinamo
dominoi në të gjithë ndeshjen
ndaj ekipit kavajas, duke e merituar
fitoren. Bylis dhe Elbasani më
shumë se gjithçka i kanë prishur
punë njëra-tjetrës teksa kanë barazuar
1-1. Ahmataj dhe Dalipi kanë
tundur rrjetat e të dyja skuadrave.
Flamurtari i Liçajt ka filluar të ngjitet
në krye teksa dje ka mundur pa
vështirësi Lushnjën me rezultatin
2-0. Ekipi i Flamurtarit që me marrjen
në drejtim të Edmond Liçajt ka
bërë përparime në të gjitha aspektet.
Tirana dhe Partizani do të
ndeshen sot mes tyre në një sfidë
historike, por tashmë me kahe të
kundërta. Tirana synon titullin
kurse Partizani shpëtimin. Bilanci
mes tyre në 131 ndeshje është: 39
fitore, 39 barazime dhe 53 humbje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›