E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfehet presidenti Bush: Obama do t’ia dalë me krizën

Uashington - Nuk kam kursyer asgjë për të fituar popullaritet. Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Xhorxh W. Bush i cili po përgatitet të lë Shtëpinë e Bardhë për pasardhësin e tij në detyrë, Barak Obama. Në një intervistë të dhënë për kanalin televiziv amerikan Fox, Bush ka komentuar edhe Obamën me sfidat që e presin atë në një kohë krize. Teksa theksoi se çdo lider bën përpjekje për të fituar popullaritet, Bush u shpreh se “ǒmund të presësh? Ne po përjetojmë një nga krizat më të rënda ekonomike në historinë e Amerikës dhe unë jam president në një moment të tillë. Njerëzit nuk e mbështesin gjendjen ekonomike në të cilën ndodhen. Edhe unë, duke qenë pjesë e këtij populli, sigurisht që jam kundër situatës ku ndodhemi. Unë kam qenë president në një periudhë lufte po merrem edhe me recensionin ekonomik. Kam hasur probleme nga më të ndryshme. Por, një gjë nga e cila nuk kam hequr kurrë dorë, kanë qenë përpjekjet për të fituar popullaritet”.

Teksa theksoi përpjekjet e qeverisë së tij për ti paraprirë krizës dhe për të shpëtuar prej saj, zoti Bush u shpreh se kanë marrë disa masa që grupeve të caktuara mund tju kenë kushtuar disi. Ai pranoi se është e gabuar që një president të marrë vendime duke u bazuar në rezultatet e sondazheve të ndryshme që mund të organizohen në popull.

Presidenti Bush ka lavdëruar ekipin e sigurisë kombëtare të krijuar nga presidenti obama. “Shpresoj dhe besoj që qeveria e ardhshme, duke analizuar situatën aktuale dhe mundësitë që ka, do të arrijë suksese në punën e saj. Ajo për të cilën jam gjithashtu i sigurtë, është se edhe vetë zoti Obama është në dijeni të rëndësisë që ka mbrojtja e popullit të tij”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›