Pakti i socialistëve, pak shanse për kompromis

Megjithëse nuk ka një përgjigje zyrtare nga ana e mazhorancës, deputeti demokrat, Edi Paloka, mendon se Rama nuk ka sjellë asgjë të re në politikën e ndjekur prej tij.
Ai thotë se opozita është bërë pengesë për liberalizimin e vizave. "Unë flas në emrin tim personal në këtë rast, po mendoj që kjo është logjika e thjeshtë e gjërave, dhe sigurisht kërkesa do shqyrtohet po duket thjesht një farsë. Kushti, që ai e quan kusht, i pengmarrjes në këtë rast është integrimi i Shqipërisë. Pra, zoti Rama thotë në këmbim të integrimit të shqiptarëve unë dua pushtet. Kërkon atë që ka kërkuar gjithmonë, pushtet në tavolinë", tha Paloka.
Ai shton se lëvizjet e Ramës janë thjeshtë dhe vetëm për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm. "Mos harrojmë që ka qenë z. Rama ai që e ka kërkuar votimin me 71 vota, se në atë kohë i dukej se do fitonte zgjedhjet dhe do të ishte ai që do të zgjidhte dhe presidentin. Tani që ka humbur kërkon të ndryshojë kushtet e lojës", vijoi deputeti demokrat. Një ditë më parë, Rama prezantoi një paketë që e quajti “pakti kombëtar për integrimin” e përbërë prej dhjetë pikash, me anë të të cilit synohej arritja e konsensusit me mazhorancën. /Start/
2011-09-24 17:52