Berisha: Presidenti i takon maxhorancës, nuk ia jap Edi Ramës
çlirim PekaKryeministri Sali Berisha garantoi dje se Presidenti në vitin 2012 do të zgjidhet nga maxhoranca. Në një intervistë në emisionin "Fakt" në NTV, kreu i Qeverisë foli gjithashtu edhe për projekt-rezolutën e KE-së dhe hapjen e kutive. Z. Berisha, a jeni i gatshëm të takoheni me kryetarin e opozitës?Absolutisht i gatshëm.Nëse PS-së i jepet Presidenti, për të bërë analogjinë me zgjedhjet e vitit 2002, kur Parlamenti nuk kishte legjitimitetin e plotë, a do të ishit i gatshëm që z. Rama edhe të zgjidhte problemet e veta, por të propozonte për President z. Nano? Pra, rikthehet në Parlament me një argument, por edhe heq qafe një problem politik brenda PS-së?Jashtë çdo lloj konteksti që Sali Berisha do të pranojë penalizimin e zgjedhjeve më të mira në historinë e vendit, zgjedhjeve, të cilat përmbushën standardet kryesore të OSBE/ODIHR-it, zgjedhje, për të cilat nuk pati asnjë provë të vetme për manipulim rezultati apo numërimi. Kjo nuk mund të shpërblehet, sepse në qoftë se shpërblehet bojkoti, bojkoti do të bëhet mekanizëm permanent destabilizimi i këtij vendi. Unë nuk kam ndër mend të lë një trashëgimi të tillë dhe unë kam një parim politik, po e them sot publikisht. Në vitin 1997, kur njerëzve u kishte humbur shpirti në skemat piramidale të financave, në momente dhimbje shumë të madhe, unë, Sali Berisha, mund të bëja atë që bëri rivali im dhe të thosha se unë do paguaj paratë e humbura. Qëndrimi im ka qenë ky: një borxh që unë nuk e kam marrë, nuk mund ta njoh kurrë. U them unë qytetarëve, unë ndjej dhimbjen tuaj, e përjetoj atë, por nuk jam unë që ju kam kërkuar të vendosni paratë në skemat piramidale. Unë nuk ju ruajta dot prej tyre dhe kjo është përgjegjësia ime, por ju paratë i keni vendosur vetë, nuk ju ka borxh qeveria, nuk i ka prekur asnjë qindarkë të atyre parave. Edhe sot e them se është jashtë çdo lloj logjike që unë të pranoj të jem borxhli, për atë që nuk jam. Njeriu dhe detyrimi, njeriu dhe borxhi janë të lashta sa vetë lashtësia. Njeriu i qytetëruar nuk mund ta pranojë kurrë. Duke theksuar këtë, a jam i gatshëm unë për koncesione ndaj opozitës? Brenda limiteve pa asnjë diskutim dhe jo një, por të shumta. Do komisionin - urdhëro zotëri. Je në opozitë dhe cili është interesi më madhor i opozitës? Zgjedhjet. Pra, të hartojë, të bëjë projekt për të gjitha amendamentet për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe unë i votoj pa asnjë modifikim, brenda standardeve ndërkombëtare, siç të votova Kodin, siç më imponove me Kodin Zgjedhor të gjitha ato që deshe, por, kur unë u them kolegëve të mi se opozita përcaktoi sistemin, absolutisht më shohin me habi dhe kjo, sepse doja me çdo kusht t'i jepja sigurinë maksimale. Pra, për ta mbyllur, opozita nëse është e interesuar për karrige që nuk i takon, zgjedh rrugën më të gabuar, është e interesuar për proces zgjedhor normal, është e mirëpritur për çdo lloj kontributi që mund të japë, është e interesuar për probleme të tjera që nuk ka vendosur gjykata, që nesër.ç'i kushton kësaj mazhorance t'ia lërë zgjedhjen e Presidentit opozitës?Absolutisht, sepse është minorancë. Absolutisht, sepse kjo do të thotë të shndërrosh maxhorancën në minorancë dhe në momentin që ndodh kjo dhe flasim për institucionin kryesor të shtetit, do të thotë të përmbysësh parimin themelor ku mazhoranca qeveris, pakica bën opozitën. Këtu shkel parimin më elementar të demokracisë.Në vitin 2012, Presidenti do të jetë sërish i maxhorancës?Pa diskutim, jashtë çdo lloj diskutimi. Ka një Kushtetutë dhe z. Rama votoi për këtë Kushtetutë. Unë isha për President të zgjedhur nga populli, ndërsa z. Rama ma imponoi në mënyrë ultimative që jo. Absolutisht, i kam thënë në mënyrën më të përsëritur që, unë jam që Presidenti të zgjidhet nga populli dhe unë nuk isha i gabuar në këtë pikëpamje. Një praktikë kjo që ekziston në rajon. Në republikën parlamentare perëndimore ç'është e vërteta nuk është. Z. Rama ishte kundërshtar kategorik i saj.Presidenti aktual është president i maxhorancës?Besoj se po flas për z. Rama. Presidenti aktual është kryetari i shtetit.Rama po akuzon në mënyrë të përsëritur treshen Berisha-Meta-Nano?Ka parë të keqe të madhe nga ne se është aty ku është. Z. Rama nga kjo treshe ka të gjithë karrierën e tij politike, por, megjithatë, është normale të akuzosh.Nga kush ka karrierë politike? Nga z. Nano dhe z. Meta mund të ketë, por nga ju, z. Rama nuk mund të ketë përfituar në karrierën politike. Ju e keni ndihmuar z. Rama në karrierën politike?Tani e vërteta është se nëse z. Rama është ai që është, është nga kjo treshe, jo nga ndonjë treshe tjetër. Unë nuk kërkoj asgjë. Unë atij nuk i kërkoj asgjë. Ju po lini të kuptohet se e keni ndihmuar z. Rama?Unë po le të kuptoj se në pretendimet e tij për këtë treshe ka një moment të thellë mosmirënjohje, por për të cilën unë nuk kam keqardhje.Jeni shprehur se më 5 mars opozita, në rast se nuk është në Parlament, ka zëvendësim të mandateve, por me ligj zëvendësimi i mandateve bëhet nga KQZ-ja, me shumicë të theksuar votash?Absolutisht jo. Ky zëvendësim mandatesh nuk përcaktohet në mënyrë absolute nga shumica, s'ka lidhje me shumicën. Nuk përcaktohet kategorikisht nga KQZ-ja. Në këtë vend dhe në çdo vend të lirë nuk ka gjë më të mbrojtur se mandati. A e dini që mandati është më i mbrojtur se Presidenti i Republikës, ka një mbrojtje të jashtëzakonshme si kusht për demokracinë dhe askurrkush nuk mund të cenojë mandatin. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një vendim të deputetëve socialistë për të mos ushtruar, sipas përcaktimeve kushtetuese të vendit, detyrën e tyre. Të dy klauzolat e Kushtetutës që imponohen në datën 4 mars, janë që të dyja, vullnet vetëm i deputetit dhe askujt tjetër, as i shumicës, as i Gjykatës, as i KQZ-së, as i Parlamentit.