Ministria: Brenda qershorit përfundoni kurrikulat e reja

26/05/2005 Karta e Bolonjës, vlerësimi për Shqipërinë: Mirë
“Ministria e Arsimit i ka kërkuar strukturave akademike, që brenda muajit qershor të përfundojë punën për hartimin e kurrikulave të reja. Nëse deri tani është punuar në kornizën e reformës, tani fillon puna lidhur me përmbajtjen e saj”, deklaroi dje zëvendësministrja Edlira Haxhiymeri, e cila mori pjesë dhe në Konferencën e Bergenit të Ministrave të Arsimit, ku gjithashtu morën pjesë dhe Rektori i Universitetit Politeknik, Përparim Hoxha, Rektori i Universitetit të Shkodrës, Mahir Hoti. Këta dy rektorë u shprehën se i kanë gati kurrikulat e reja, ndërkohë që të tjerë janë ende pas. Ndërkohë në raportin mbi implementimin e Kartës së Bolonjës lidhur me Shqipërinë, thuhet se “Shqipëria i është bashkuar procesit të Bolonjës në vitin 2003 dhe në të njëtjin vit është ndryshuar ligji i Arsimit të Lartë, me qëllim krijimin e hapësirës ligjore për zbatimin e sistemit të studimit me dy cikle. Struktura e re është zbatuar në disa degë dhe synohet që për vitin akademik 2005-’06, ajo të shtrihet në shumicën e degëve. Falë bashkëpunimit me universitetet italiane, disa fakultete si ato inxhinierike, ashtu dhe ato bujqësore, e kanë implementuar këtë strukturë që në vitin 2001-‘02”, thuhet në përcaktimin për Shqipërinë. Ndërkohë në këtë raport, vlerësimi total është me ngjyrë të verdhë, që do të thotë vlerësim “mirë”. Ndërkohë që shënohemi me ngjyrën portokalli, keq për nivelin e pjesëmarrjes së studentëve të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencave, apo në implementimin e dy cikleve të ndarjes së sistemit. Ndër të tjera, në këtë raport përmendet fakti që, duke filluar nga viti akademik 2004-2005, studentët mund të pajisen me suplementin e diplomës me kërkesën e tyre. Në raport përmendet fakti që në Shqipëri është ngritur që nga viti 1999 agjencia kombëtare për sigurimin e cilësisë dhe është bërë vlerësimi i disa programeve të studimit në disa universitete. Ndërkohë, Komunikata e Bergenit, maj 2005, vë në prioritet dimensionin social të procesit të Bonjes, gjë që detyron të gjitha vendet anëtare që të kenë kujdes ndaj impaktit financiar dhe social tek studentët, të vendimeve apo reformave të ndryshme dhe gjithashtu që ky kujdes të reflektohet në këto vendime apo strategji për arsimin e lartë.
Gjithashtu që qeveritë duhet të bëjnë përpjekje të plota për të mbështetur në mënyra të ndryshme financiare studentët, në mënyrë që ata të përfundojnë shkollimin pa asnjë pengesë, pavarësisht nga begraundi i tyre social-ekonomik.