KE, kontroll mbi ndihmat shtetërore

26/05/2005 Mbas miratimit të ligjit, BE ngre strukturën e vet të kontrollit
Të japësh ndihma pa shkaktuar konflikte, do të jetë një punë e vështirë dhe duket se qeveria në këtë moment do të monitorohet nga strukturat e KE-së. Miratimi i ligjit për ndihmën shtetërore në parlament, është shoqëruar me ngritjen e një grupi pune nga ana e BE-së, e cila ka paguar rreth 1.9 milionë euro për ta bërë ligjin të zbatueshëm, por dhe të kontrollueshëm. Zbatimi i ligjit të miratuar muajin e kaluar është një detyrim, që vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së Asociim–Stabilizimit dhe qeverisë do t’i duhet të pranojë modelet e sugjeruara në kodin rregullator të KE-së. Modeli i zgjedhur duhet të sigurojë pavarësinë në kryerjen e detyrave dhe në marrjen e vendimeve, duke përmbushur detyrimet që shprehen në pikën 4 të nenit 71 të projektmarrëveshjes së Stabilizim–Asociimit. “Në çastin e pranimit në BE, funksionet e kontrollit i kalojnë automatikisht Komisionit Evropian dhe struktura merr emrin e koordinuesit dhe të raportuesit në emër të qeverisë”, ka bërë të ditur Edlira Barre, drejtoreshë e Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë. Nga ana tjetër, shefi i Misionit të BE-së konstaton se duhet përgatitur i gjithë kuadri ligjor, për ta bërë ligjin të zbatueshëm dhe kjo ka qenë një nga çështjet për të cilat BE-ja ka përgatitur projektin monitorues. Specialistët që kanë adoptuar ligjin e KE-së, pranojnë se nuk ka një model ideal që të sigurojë kontrollin dhe cilësinë maksimale të procesit. “Ka patur mjaft debate se cili model i përgjigjet më mirë kushteve dhe veçorive të funksionimit të shtetit shqiptar”, ka sqaruar Edlira Barre, drejtoreshë e Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore. Kështu, qeveria është e përgatitur që gjatë procesit të tranzitimit do të monitorohet nga KE-ja, por pas nënshkrimit të Stabilizim–Asociimit do të kontrollohet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ajo.
Ndihma shtetërore nuk është gjë tjetër, vetëm se ajo që në gjuhën e përditshme ekonomistët e quajnë subvencionim dhe bëhet nga shteti për sektorët që kanë nevojë për ndihmën financiare të saj. Deri më sot, në Shqipëri, kjo lloj ndihme është njohur me subvencionet e pensioneve apo në arsim, por duket se tashmë termi do të jetë më i përgjithësuar dhe roli i shtetit më i ndjeshëm. Në një ekonomi tregu, pjesa kryesore e shërbimeve dhe prodhimit të të mirave materiale sigurohen nga sektori privat për rritjen e fitimit. Megjithatë mekanizimi i kurdisur nga “privatët”, jo gjithmonë funksionon dhe shpeshherë shtetit i duhet të tregojë forcën e rolit të vet për të rikthyer raportet e përmbysura në treg. “Ndërhyrja e shtetit mund të jetë në formën e masave të përgjithshme, si ulje e nivelit të taksave dhe sigurimi i shërbimeve bazë në arsim apo shëndetësi, por ka raste të tjera kur ndërhyrja mund të ketë karakter përzgjedhës, duke ndihmuar një ndërmarrje apo një sektor të veçantë”, sqaron rolin e ndihmës shtetërore, Edlira Barre, drejtoreshë e Drejtorisë së Ndihmës Shtetërore. Mbështetur në ligjin e ri që rregullon marrëdhëniet në treg, pretendohet që qeveria të ndërhyjë me strukturat e veta vendimmarrëse, sipas disa skemave të përcaktuara në Traktatin Evropian. Në kuptimin e traktatit, koncepti i ndihmës shtetërore është shumë i gjerë dhe nuk përfshin vetëm subvencionet, por dhe çdo formë ndërhyrjeje apo mbështetje shtetërore me efekte të ngjashme. Kështu, shteti ka parasysh kur ndërhyn për të ndihmuar financiarisht, ose për të subvencionuar një sektor, elementë të tillë si krijimin e një përfitimi, favorizim të ndërmarrjeve të vogla apo atë mesme, dhe këtë duhet ta bëjë mbështetur në rregullore. Gjendja e sotme e zhvillimit të ekonomisë së tregut në vendin tonë si dhe detyrimet që do të lindin nga marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, e bëjnë të domosdoshme përgatitjen e një kuadri ligjor për kontrollin e ndihmave shtetërore. Ligji parashikon, sipas drejtoreshës Barre, të gjitha hollësitë ku duhet të kalojë procesi i ndihmës për të moslejuar cënimin e konkurrencës ose rreziqe të tjera për ekonominë. Kështu, neni 7 i projektligjit parashikon të gjitha rastet kur ndihma shtetërore është e lejueshme, por kërkon gjithsesi një miratim paraprak. Kur ndihma ka karakter social dhe jepet për individë të veçantë, apo kur ndihma jepet për të shmangur efektet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ose gjendjet e jashtëzakonshme.
Rreziku, ”ndihmat” mund të shtrembërojnë konkurrencën
Mendimi pozitiv për të ndihmuar një ndërmarrje me subvencionime apo duke ulur taksat, mundet të mos rezultojë dhe aq pozitiv nga momenti kur kjo lëvizje thyen konkurrencën. Ky është dhe problemi më i madh që qëndron mbi projektligjin dhe shprehet hapur nga specialistët, të cilët e mendojnë si të rrezikshme ndërhyrjen e shtetit në ekonomi. “Ndërhyrje të tilla të shtetit mbartin rreziqe serioze për gjithë ekonominë e vendit, duke çuar në ngadalësimin e rritjes së prodhimit në mungesë të kontrollit të kostos, frenimin e kërkimit të novacionit si dhe deformimin e tregut të punës”, thotë Edlira Barre, drejtoreshë e Ndihmës Shtetërore në Ministrinë e Ekonomisë. Pikërisht, kjo ka bërë që projekti CARDS 2004 të fokusohet dhe mbi ndihmat shtetërore, ashtu sikurse dhe mbi konkurrencën. Edhe pse dy çështjet janë ndarë dhe për secilën ka nga një ligj më vete, duket se dy çështje interferojnë me njëra-tjetrën. Ndërkaq, neni 4 tenton të parandalojë çdo ndihmë shtetërore që shtrembëron apo tenton të kërcënojë konkurrencën, duke favorizuar një ose disa ndërmarrje në prodhimin e produkteve të caktuara. Ky nen, pavarësisht se është dispozitë ndaluese, në vetvete përmban parimin kryesor rregullues të projektligjit. Ideja bazë e këtij parimi është se çdo ndihmë e dhënë nga shteti, në mungesë të dështimeve të qarta të tregut, është e dëmshme për konkurrencën e tregut. “E shprehur më qartë, ndihma shtetërore në terma afatgjatë, mund të çojë në përqëndrimin e një pjese të burimeve shtetërore në ndërmarrjet dhe sektorët joproduktivë”, sqaron drejtoresha Barre.
Grantet dhe subvencionet
Përjashtimin, uljen dhe diferencimin e taksave
Faljen e pagesave të prapambetura dhe gjobave
Faljen e borxheve dhe mbulimin e humbjeve
Garanci mbi kreditë dhe kredi me norma interesi të ulëta
Uljen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore
Uljen e çmimit të produkteve të ofruara
Shitjen e pronës shtetërore nën çmimin e tregut
Blerjen e produkteve me çmim më të lartë se ai i tregut
Zmadhimin e kapitalit shtetëror ose ndryshimin e tij
Ndihma për SME
Ndihma për investime, kur intensiteti nuk kalon 15 për qind të kostove shtesë të pranueshme
Ndihma këshillimore, jo më shumë se 50 për qind të kostos së këtyre shërbimeve, të cilat nuk duhet të jenë veprimtaritë e vazhdueshme dhe as të lidhura me shpenzimet e veprimtarisë
Për pjesëmarrjen për herë të parë në panaire dhe ekspozita, kur ndihma nuk kalon 50 për qind të kostos shtesë për marrjen me qira, ngritjen dhe funksionimin e stendave