Të gjitha universitetet korrigjim elektronik

26/05/2005 Konkurset, testet s’do të korrigjohen më nga komisionet, por nga kompjuteri
Në të gjitha universitetet e vendit do të bëhet korrigjimi elektronik i testeve. Këtë vit, kjo do të jetë një nga pikat e rregullores për konkurset. Këtë e deklaroi dje në konferencë për shtyp, Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, Përparim Hoxha. Vitin e kaluar, kjo metodë e re u aplikua vetëm në Universitetin e Tiranës dhe në atë Politeknik.
Zëvendësimi i korrigjimit manual
Universiteti i Tiranës thërriti një grup nga Universiteti i Barit, të cilët sollën dhe pajisjet e tyre, ndërsa Universiteti Politeknik ftoi një firmë private për ta aplikuar këtë metodë. Duke qenë se programi i Universitetit të Barit pranonte vetëm 80 pyetje, dhe testi u bë me 80 pyetje, nga 100 të planifikuarat, ndërsa Universiteti Politeknik aplikoi metodën me 100 pyetje, pasi nuk hasi problem me pajisjet. Tashmë, kjo metodë do të aplikohet në të gjitha universitetet e vendit, duke shmangur korrigjimin manual, mundësitë për abuzime gjatë komisioneve dhe lodhjen e pedagogëve duke korrigjuar, të mbyllur për orë të tëra. Vitin e kaluar, Universiteti Politeknik u dha konkurrentëve mundësinë që t’i ndiqnin përgjigjet në monitor.
Si u bë vjet korrigjimi
Kështu vitin e kaluar, brenda tri orëve, konkurrentët e ndërtimit morën vesh se sa pikë fituan nga konkursi që sapo dhanë. Konkurruan 957 maturantë për 150 vende. Sapo përfundoi mbledhja e testeve, ato u futën në një lexues optik të shenjave, skaner. Fillimisht, sipas kodit të secilit prej studentëve, u dhanë pikët e fituara, më pas u bë ç’sekretimi, bashkimi i emrit me numrin e secilit dhe pikët. Me anë të monitorit u dhanë dhe njëherë 957 emrat. Skaneri nuk lexoi dot 12 teste. Për këtë arsye u ngrit një komision, i cili bëri korrigjimin manual me dorë të testeve. Të nesërmen u bë bashkimi i emrave me të tjerët dhe u rreshtuan sipas pikëve të fituara. Ndërsa lista e fituesve u shpall pas tri ditëve. Ndërkohë, sipas rregullit u pranuan edhe ankesat.
Drejtësia, Ekonomiku sistem 4 plus 1
Këtë vit do të nisë aplikimi i kurrikulave të reja në të gjitha universitetet, që do të thotë dhe aplikim të sistemeve të reja të ndarjeve të viteve. Pra, shkencat filologjike do të bëjnë aplikimin e sistemit 3 vite diplomim, 1 vit pasuniversitar, që nuk do të bëhet nga të gjithë, por nga më të mirët. Ndërsa për inxhinieritë tre vite formim të përgjithshëm, pra teknik me shkollë të lartë dhe dy vite studime pasuniversitare, ndërsa dekanët e Fakulteteve të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, Shkodrës dhe Vlorës, kanë kërkuar që të aplikojnë sistemin katër plus një. Po kështu dhe dekani i Fakultetit Ekonomik është i mendimit se është më mirë për ta sistemi katër plus një.