Disidenti gjerman ekspozon në Tiranë "Përgjuesi" i livadheve
26/05/2005 Gerhard Altenbourg
Sot, në orën 19.00, në sallën jeshile të GKA-së përurohet ekspozita e piktorit gjerman Gerhard Altenbourg, një nga disidentët më të shquar të ish-Gjermanisë Lindore, një ekspozitë, e cila prezanton grafika të spikatura të natyrës narrative, nga viti 1940 deri në vitin 1989, vit në të cilin Altenbourg u nda nga jeta
Gerhard Altenbourg, përbën pa dyshim përjashtimin apo disidentin, që theu të gjitha rregullat e realizmit socialist në pikturën e ish-Gjermanisë Lindore, duke sfiduar hapur sistemin. Grafika të periudhes 1947–1989 prezantohen për herë të parë në vendin tonë, në Galerinë Kombëtare të Arteve, në një ekspozitë, e cila do të qëndrojë e hapur deri në datën 15 qershor. Prezantimi i veprave të Altenbourg u mundësua nga shoqata kulturore gjermano-shqiptare "Robert Shcawartz", në bashkëpunim me ambasadën gjermane në Tiranë dhe GKA-në. Ai ishte një artist shumëplanësh, i cili u prezantua para publikut si piktor, grafist, skulptor dhe poet, duke mbetur kështu një nga artistët më unikë në të gjithë Gjermaninë. "Veprat e tij fantastiko-realiste janë të realizuara plot finesë. Ato vijnë nga një botë formash, qoftë përfaqësuese, ashtu edhe abstrakte, në të cilat shikuesi mund të gjejë jo vetëm peizazhet e vendlindjes së tij, Turingenit, kënaqësinë në vetë procesin e krijimit artistik, si edhe tmerrin në gërmimet e misterit të psikikës", tha për "Metropol", kuratori i GKA-së, Gëzim Panariti. Vepra e Altenbourg, edhe pse e krijuar në një Gjermani Lindore, krejtësisht të izoluar, nuk mbeti e panjohur. Krijimet e tij ekstensive karakterizohen nga një fuqi e madhe intelektuale, imagjinatë shumë e pasur dhe, pa dyshim, gjithmonë e lidhur ngushtë me vendlindjen e tij. "Arti zyrtar dhe një art tjetër që po lulëzon, pak a shumë, në sekret, secili pa asnjë kontakt virtual me një tjetër", i shkruante piktori një mikut të tij, por pa e ditur se sa shumë moral të lartë dhe forcë shpirtërore do t'i duhej për të përballuar ato që e ndoqën gjatë gjithë jetës, për të ruajtur pavarësinë e tij e për t'i mbetur besnik bindjeve të tija, i shtrënguar midis dy poleve, midis dashurisë për provincën dhe dallgëve të egra që binin mbi të. Ai nuk hezitoi për asnjë çast që të hidhte mendimet e tij në letër, duke shprehur dhe konfirmuar kështu pikëpamjet e tij. "Testamenti i ri" apo edhe volume të tjera të tij, përshkrohen nga eksplorimet shpirtërore, duke shprehur, së pari, këndvështrimin e tij mbi Botën, për t’u pasuar nga një ekstension i vizionit të tij shprehës, nëpërmjet metaforave dhe misticizmit të feve të tjera. Ndërveprimi me shpritrat e së kaluarës, merr formën një dialogu, duke përhapur kështu idetë dhe pikëpamjet e tij. Po në këtë formë, Altenbourg shprehu veten edhe në pikturën dhe grafikën e tij, duke e ndjerë vetën të "kryqëzuar", pasi arti i tij u dënua nga kultura zyrtare e vendit të tij.
Profeti i vendit të tij
Gerhard Altenbourg lindi në vitin 1926, në Rodlichen–Schenpfethal, në shtetin gjerman të Turingias. Që në moshë të re, u "njoh" me luftën dhe më pas me pushtetin dhe kufijtë e regjimit të Republikës Demokratike Gjermane, periudhë e viteve të jetës studentore. Midis viteve '46-'48, ai shprehu talentin e tij si shkrimtar, duke botuar vulumin e tij të parë "Libri i ëndrrave, dashurisë dhe vdekjes". Idetë e tij "dekadente" dhe "amoraliteti i motiveve të tij", të goditura nga kritika, e detyruan që të ndërpriste studimet në Universitetin e Weimarit për Arkitekturë dhe Arte të Bukura, të filluar në vitin '48. Rikthimi i tij në universitet nuk zgjati shumë, pasi në vitin 1950, artisti i ri u përjashtua papritur nga universiteti. Në vitin '51, së bashku me mësuesin e tij të pikturës, Erich Dietz, ai viziton Gjermaninë Federale dhe takohet me menaxherin e artit, Rudolf Springer, të cilit i besoi shumë krijime të tij, për 10 vitet që pasuan. Vetëm pak vite më vonë, në '57, ai krijoi edhe veprat e tij të para në skulpturë, ku përdori mermerin, allçinë dhe metalet. Viti '61 mund të konsiderohet i mbarë për të, pasi veprat e tij u prezantuan në ekspozita ndërkombëtare, por edhe në muzeun e artit modern në Nju-Jork. Pavarësisht nga represioni dhe kufizimet e vazhdueshme politike, efektet në rritje të veprës së tij, në jetën kulturore të RDGJ dhe Gjermanisë Perëndimore, nuk mund të ndaleshin. Në vitin '64, sistemi nuk mund ta toleronte më dhe i dha dënimin e parë, por pa mundur ta thyej. Ai vazhdoi të ndiqte me besnikëri shpirtin e tij krijues, duke marrë vlerësime dhe çmime ndërkombëtare, të cilat u ndërprenë vetëm më 30 dhjetor të vitit 1989, kur ai humbi jetën në një aksident automobilistik. Vepra e tij është kolosale dhe përbëhet nga më shumë se 3000 krijime origjinale, 14 libra, 220 litografi, 80 objekte tridimensionalëshe, por edhe rreth 300 punë, të cilat nuk mundi t'i përfundonte kurrë.